Sunnetet e neglizhuara gjatë Ramazanit – Shejkh Muhammed Nasirud-din el-Albani

Sunnetet e neglizhuara gjatë Ramazanit

-Shejkh Muhammed Nasirud-din el-Albani-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetësi: A mundet Shejkhu që në këtë rast të mirë, të na japi disa fjalë të dobishme për Muajin e bekuar të Ramazanit?

 

Shejkh Albani:

Thotë Allahu –Tebarake ue Te’ala- në Kur’anin Fisnik:[1]

2_183

“O ju që keni besuar! Ju është urdhëruar juve edhe Es-Seum (agjërimi) siç u qe urdhëruar edhe atyre përpara jush me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” [el-Bekare; 183]

Në këtë ajet, siç nuk është e paditur nga të pranishmit, Allahu –’Azze ue Xhel-, përmes këtij ajeti, e lajmëron Ummetin e Muhammedit –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem– me atë çfarë i zbriti Profetit të Tij –alejhis-salatu ues-selam-, se Ai ia ka bërë obligim atyre agjërimin, ashtu siç ua kishte bërë obligim prej tij (agjërimit) popujve (Ummeteve) para nesh.

Kjo është një çështje që njihet mjaft mirë nga të gjithë muslimanët që e lexojnë këtë ajet fisnik dhe e kuptojnë qartë domëthënien e tij, por ajo që dëshiroj të flas është rreth diçkaje tjetër, një çështje që shumë pak vihet re nga njerëzit në përgjithësi, e ajo është Fjala e Tij –Tebarake ue Te’ala- fund të këtij ajeti:

2_183_1

“me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” [el-Bekareh; 183]

Pra, Allahu –Azze ue Xhel-, kur i urdhëron robërit e Tij besimtarë, apo i obligon ata me farze (obligime), (Allahu) zakonisht përmend vetëm urdhërin, pa shpjeguar urtësinë që përmbahet në të, kjo ngaqë urtësia e përgjithshme nga Allahu –Azze ue Xhel- në vendosjen e detyrave për robërit e Tij, është që Ai t’i sprovojë ata me të (urdhërin), në mënyrë që të shfaqet haptazi se kush do t’i bindet Atij dhe kush do ta kundërshtojë Atë –Tebarake ue Te’ala-.

Ama në këtë ajet, Ai përmend diçka që nuk gjindet shpesh në Kur’an, dhe ajo është se Ai përmend arsyen e urdhërimit për agjërim, me thënien e Tij –Tebarake ue Te’ala-:

2_183_1

“me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” [el-Bekareh; 183]

Pra, urtësia e mirësisë së agjërimit nga besimtarët, nuk është vetëm që ata duhet të ndalojnë vetet e tyre nga gjërat e këndshme dhe të lejuara, edhe pse kjo është obligim për çdo agjërues, ama kjo nuk është gjëja e vetme që është për qëllim me këtë agjërim, për të cilin Allahu –Azze ue Xhel- e përfundoi urdhërin për të më thënien e Tij –Tebarake ue Te’ala-: “me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” [el-Bekareh; 183]

(Kuptimi i ajetit) Do të thotë, se urtësia për legjislimin e agjërimit (nga Allahu) është që Muslimani ta shtojë bindjen e tij ndaj Allahut –Tebarake ue Te’ala- në Muajin e Agjërimit, (dhe të bëhet i bindur ndaj Allahut) më shumë se ç’ishte para tij (Ramazanit).

Po ashtu, Pejgamberi –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- e ka treguar qartë dhe e ka sqaruar plotësisht këtë urtësi Hyjnore (që u përmend më lart) me thëniën e tij –‘alejhis-salatu ues-selam-, siç transmetohet në Sahih el-Bukhari [nr.1903], ku ai –‘alejhis-salatu ues-selam- thotë: “Cilido që nuk e braktis fjalën e rreme dhe të vepruarit sipas saj, atëherë Allahu nuk ka nevojë që ai t’i largohet ushqimit dhe pijes.”

Që do të thotë: Se Allahu –’Azze ue Xhel-, nuk ka dashtë me urdhërimin për agjërim, -që është ta mbash veten për një kohë të caktuar, e njohur nga gjithë ju-, që agjëruesit ta mbajnë veten vetëm nga të ushqyerit dhe të pirët. Por, më tepër, ata gjithashtu, duhet të mbajnë vetet e tyre nga ato çfarë Allahu –Azze ue Xhel- ka ndaluar, nga gjynahet dhe mosbindjeve tjera (ndaj Allahut); dhe prej tyre (gjynaheve) janë edhe fjala e rreme (gënjeshtra) dhe të vepruarit sipas saj. Pra, i Dërguari –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi sel-lem- e thekson këtë ajet: “me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” [el-Bekareh; 183]

D.m.th: Që të afroheni tek Allahu –Azze ue Xhel-, përveç përmbajtjes nga ushqimi dhe të pirët, gjithashtu të përmbahesh nga veprat e ndaluara, si psh gibeti, shpifja ndaj tjerëve, fjala e rreme, dëshmia e rreme, gjënjeshtra, e të tjera nga sjelljet e këqija që janë të njohura nga ne të gjithë.

 Si rrjedhojë, është obligim për të gjithë Muslimanët që të dinë se veprat që prishin agjërimin, nuk janë vetëm ato fizike, që zakonisht janë të njohura, si ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet seksuale. Agjërimi nuk është vetëm kjo (veprat fizike).

Për këtë arsye, disa nga dijetarët kanë mosmarrëveshje dhe i ndajnë gjërat që e prishin agjërimin në dy kategori, dhe kjo është ajo çfarë unë kam për qëllim në këtë fjalë timen (ligjëratë) në këtë kohë të bekuar insha-Allah.

Kjo është posaçërisht e rëndësishme, ngaqë ata që mbajnë hytbe (el-Khutaba) dhe paralajmërojnë njërëzit gjatë Ramazanit, kur flasin për ato gjëra që e prishin agjërimin, flasin vetëm për gjërat materiale, ato gjëra që sapo i përmendëm; si ushqimi, pirja dhe marrëdhëniet seksuale. Për këtë arsye, kërkohet nga ato (khutabatë), si këshillues të sinqertë dhe si njerëz që i përkujtojnë Muslimanët në përgjithësi, që të përqëndrohen tepër, biles tepër shumë, në kategorinë e dytë që prish agjërimin. Kjo sepse njerëzit janë mësuar të kuptojnë se agjërimi është vetëm të largohesh nga kategoria e parë; (që është) të përmbahesh nga gjërat materiale. Por në fakt, është edhe një kategori tjetër që prish agjërimin, që ne mund t’i quajmë “gjërat jo-materiale (që kuptohen nga argumentet)” që prishin agjërimin.

Sapo dëgjuat thënien e tij –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-: “Cilido që nuk e braktis fjalën e rreme dhe të vepruarit sipas saj, atëherë Allahu nuk ka nevojë që ai t’i largohet ushqimit dhe pijes.”

Si rrjedhojë, çdo agjërues duhet ta provojë veten e tij dhe të shikojë: A është ai duke e përmbajtur veten vetëm nga gjërat materiale apo është duke u përmbajtur po ashtu nga gjërat jo-materiale (morale)? Që do të thotë: A e ka përmirësuar ai moralin e tij dhe sjelljet e tija kur të vijë Muaji i Ramazanit? Në qoftë se po, atëherë ai e ka zbatuar Fjalën e Allahut –Tebarake ue Te’ala- në fund të ajetit:

2_183_1

“me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” [el-Bekareh; 183]

Ama, ai që e kufizon agjërimin e tij vetëm duke e përmbajtur veten nga ushqimi dhe pija, dhe (në të njëjtën kohë) vazhdon dhe insiston në moralin e keq që kishte përpara Ramazanit, atëherë ky nuk është agjërimi që synohet nga urtësia (hikmeti) e ligjërimit të këtij Muaji të Bekuar, (urtësi) të cilën e tregon Zoti ynë –Azze ue Xhel- në thënien e Tij: “me qëllim që të mund të bëheni El-Muttekunë (të përkushtuar).” [el-Bekareh; 183]

Për këtë arsye, ne i këshillojmë dhe i përkujtojmë vëllezërit tanë Muslimanë se ata duhet ta sjellin ndër mend këtë kategori tjëtër jo-materiale që e prish agjërimin, e cila është diçka që ligjëruesit dhe ata që mundohen t’i drejtojnë njerëzit në mënyrë korrekte, rallë flasin për këtë (kategori), për të mos përmendur njerëzit e thjeshtë, të cilët nuk e njohin këtë kategori të gjërave që prishin agjërimin, d.m.th gjërat jo-materiale (morale).

Kjo është ajo çfarë doja t’i përkujtoj vëllezërit tanë që ndodhen në këtë mexhlis të mirë inshaAllah, kështu që (ky fjalim) të bëhet sebeb për ta që t’i shtojnë veprat e adhurimit duke kërkuar afrimin tek Allahu –Tebarake ue Te’ala- në këtë Muaj të Bekuar, Muajin e Agjërimit, në të cilin e lusim Allahun –Tebarake ue Te’ala– që të na japi sukses të gjithëve që t’i japim hakun këtij Muaji të bekuar, dhe haku i këtij Muaji është, -që ne të përmbahemi nga gjërat materiale, po ashtu edhe nga ato jo-materiale që prishin agjërimin-.

 Gjithashtu, përveç kësaj (që thamë), shpresoj që t’i kushtoni vëmendje disa çështjeve, që janë neglizhuar nga shumica e masës së gjërë të muslimanëve, madje edhe nga të diturit e tyre.

 Është një hadith, që shpesh neglizhohet si shkak i një hadithi tjetër, ngaqë shumica e njerëzve nuk arrijnë t’i bashkojnë në praktikë dhe përdorim njerin me tjetrin. Dhe ky (hadith) është thënia e tij (Pejgamberit) –‘alejhis-salatu ues-selam-: “Ummeti (populli) im, do të vazhdojë të jetë në khajr (mirësi) përderisa ata t’a shpejtojnë Iftarin (çeljen e agjërimit) dhe t’a vonojnë ngënien e  Syfyrit (es-Suhur).”

Këtu përmenden dy çështje të neglizhuara nga shumica e njerëzve, dhe këto janë: të nxituarit për çeljen e agjërimit (el-Iftar) dhe të vonuarit për ngënien e Syfyrit.

Sa për çështjen e parë, e cila është; të nxitosh për çeljen e Iftarit, sipas mendimit të disave (nga njerëzit) e kundërshton hadithi tjetër, i cili është thënia e tij –‘alejhis-salatu ues-selam-: “Ummeti (populli) im, do të vazhdojë të jetë në khajr (mirësi) përderisa ata të shpejtojnë për faljen e namazit të Akshamit (sapo të hy koha).

Pra, këtu kemi dy urdhëresa dhe të nxitohemi për dy çështje (në të njëjtën kohë). Kështu që disave i duket e pamundur që t’i shpejtomë të dyja.

Por, çështja e bashkimit midis urdhërit për nxitimin e çeljes së Iftarit me urdhërin për nxitimin e faljes së namazit të Akshamit (sapo hyn koha), është një çështje tepër e thjeshtë. Dhe kjo është diçka që Profeti ynë –salauatu-llahi ue selamu alejhi- na e ka sqaruar në praktikën e tij dhe veprat e tija.

Ai –‘alejhis-salatu ues-selam- e çilte agjërimin me tre hurma arabie. Ai hante tre hurma, pastaj ai falte namazin e Akshamit (el-Magrib) dhe pas kësaj ai hante përsëri nëse e shihte të nevojshme të hante darkën.

Në ditët e sotme, ne biem në dy kundërshtime:

Së pari, ne e vonojmë thirrjen e Ezanit nga koha e tij e ligjëruar. Pastaj, pas kësaj vonese vjen një vonesë tjetër, e cila është se ne ulemi për të ngrënë ushqim (menjëherë pas Ezanit), përveç një pacike nga njerëzit të cilët janë entuziastë dhe falin namazin e Akshamit në xhami. Mirëpo, shumica e njerëzve, së pari vonohen (në çeljen e Iftarit) derisa ta dëgjojnë Ezanin, dhe pasi t’a dëgjojnë Ezanin (deri në fund), ulen për të ngrënë sikur të ishin duke ngrënë drekën apo darkën, dhe jo për të çelur Iftarin.

Ezani, në ditët e sotme, në shumicën e vendeve islame, fatkeqësisht më duhet të them, dhe kjo jo vetëm në Jordani, dhe këtë e kam marrur vesht nga hulumtimet, (që) në shumicën e vendeve islame, Ezani i Akshamit thirret mbas kohës së tij të saktë. Dhe shkaku i kësaj (vonesës së Ezanit) është se ne e kemi lënë të kapurit sipas rregullave sheriatike dhe të vepruarit sipas tyre, dhe në vend të tyre (rregullave sheriatike) jemi duke u mbështetur në llogaritjet astronomike. Ne bazohemi në –siç i quajmë sot- kalendarë (oraret e kohëve të namazit dhe agjërimit).

Këto kalendarë bazohen në llogaritje astronomike që e llogarisin tokën sikur të ishte një plan i rrafshët. Kështu që caktojnë një kohë për këtë plan të rrafshët, por në realitet toka ndryshon, veçanërisht në vendet tona, ndryshon ndërmjet rënies së luginave dhe ngritjeve malore. Kështu që nuk është e saktë të jipet një kohë e vetme që përfshin bregdetet, rrafshinat dhe malet. Jo (kjo nuk është e saktë)! Çdo pjesë e tokës ka kohës e saj përkatëse.

Për këtë arsye, cilido që ka mundësi –kudo që të ndodhet, në vendin ku banon, qytetin apo fshatin e tij- t’a shikojë perëndimin e diellit me sytë e vet, atëherë në çfarëdo kohe të perëndojë, ky është nxitimi për të cilin jemi urdhëruar për të, në thënien e tij (Pejgamberit) –‘alejhis-selam-, të cilën sapo e përmendëm: “Ummeti (populli) im, do të vazhdojë të jetë në khajr (mirësi) përderisa ata t’a shpejtojnë Iftarin (çeljen e agjërimit)…”

Kështu Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem- ka qënë i kujdesshëm në zbatimin e këtij Sunneti, duke na e mësuar atë dhe duke e vënë në praktikë.

Përsa i përket mësimdhënies; ka thënë –‘alejhis-salatu ues-selam- në hadithin që transmetohet nga el-Bukhari në Sahihun e tij [nr. 1954]: “Nëse shfaqet nata në këtë anë,” dhe bëri me shenjë nga lindja, “dhe është larguar dita në këtë anë,” dhe bëri me shenjë nga perëndimi, “dhe (nëse) dielli ka perënduar, atëherë e ka çelur agjëruesi agjërimin e tij.”

Çfarë do të thotë: “…atëherë e ka çelur agjëruesi agjërimin e tij.”? Do të thotë se ai (agjëruesi) ka hyrë në gjykimin që mund t’a çeli agjërimin. Pastaj vjen gjykimi i mëparshëm ku i Dërguari –‘alejhis-selam- nxit për të shpejtuar në çeljen e agjërimit, dhe i Dërguari –alejhis-selam- e ka zbatuar vetë këtë gjë, madje edhe kur ai ishte duke udhëtuar i hipur mbi kalë.

Po ashtu transmetohet në Sahih el-Bukhari [nr.1955] se Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem- e urdhëroi njërin nga sahabët (shokët e tij) të përgatiste për të Iftarin. Kështu që ai (sahabiu) iu përgjigj: “O i Dërguar i Allahut! Është akoma ditë përpara (përballë) nesh.” D.m.th, drita e diellit, kështu që edhe pse dielli ka perënduar, akoma drita e tij ishte e qartë në perëndim. Por, i Dërguari –‘alejhis-selam- nuk iu përgjigj asaj që ai (sahabiu) tha, përkundrazi ai ritheksoj urdhërin ndaj tij që t’a përgatiste Iftarin. Thotë transmetuesi i hadithit: “Ne e shihnim dritën përballë nesh,…” – d.m.th dritën e ditës, dritën e diellit – “…kur e çelëm agjërimin, nëse njëri nga ne do t’ë hipte mbi devenë e tij, do t’a shikonte diellin.” Dielli kishte perënduar nga këtu, dhe i Dërguari –‘alejhis-selam- urdhëroi njërin nga sahabët që t’a përgatiste Iftarin. Pse? (E bëri këtë që) të nxitojnë për të mirën.

“Ummeti (populli) im, do të vazhdojë të jetë në khajr (mirësi) përderisa ata t’a shpejtojnë Iftarin (çeljen e agjërimit)…”

Kështu që, çfarë është e rëndësishme, është se vërejmë se Iftari për të cilin është ligjëruar që të shpejtohet, duhet të bëhet me disa hurma arabie. Pastaj duhet të nxitojmë për të falur namazin (e Akshamit), pastaj njerëzit mund të ulen e të hanë sipas nevojave të tyre.

Kjo është çështja e parë, të cilën dëshirova që t’jua kujtoj, dhe është (pra) si mund t’i bashkojmë dy gjërat për të cilat Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- na ka urdhëruar që të shpejtojmë për kryerjen e tyre. Urdhëri i parë është shpejtimi i Iftarit, dhe urdhëri i dytë është shpejtimi për faljen e Akshamit. Pra, Iftari duhet të bëhet me disa hurma arabie, -siç është në Sunnet-, dhe n.q.s nuk ndodhen hurma arabie, atëherë më disa gllënjka uji. Pas kësaj, namazi duhet falur me xhemat në xhami.

Çështja tjetër të cilën dua t’jua kujtoj është ajo çfarë gjindet në hadithin e mëparshëm (që përmendëm); “…dhe t’a vonojnë ngënien e  Syfyrit (es-Suhur).” D.m.th: Ajo që kërkohet këtu (në këtë pjesë të hadithit) gjithashtu, është e kundërta e rastit të Iftarit. Për Iftarin ai (Pejgamberi) –‘alejhis-selam- na urdhëroi për shpejtimin e tij (Iftarit). Ama për Syfyrin (ngrënien e Syfyrit), duhet që ne ta vonojmë atë.

Por ajo që ndodh sot është tërësisht e kundërta e kësaj, ngaqë shumë njerëz e hanë Syfyrin para shfaqjes së Sabahut (el-Fexhr), ndoshta një ore para. Kjo gjë nuk është e hijshme. Kjo është në kundërshtim me Es-Sunnah el-‘Kaulij-jeh (Sunneti që është nëpërmjet thënieve të Pejgamberit –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-), dhe (në kundërshtim) me Es-Sunnah el-‘Amelij-jeh (Sunneti nga ajo çfarë ka vepruar Pejgamberi –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-). Sahabët e Profetit –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- e vononin Syfyrin aq shumë, saqë njëri prej tyre pothuajse e dëgjonte ezanin (e Sabahut) dhe ai vazhdonte të hante, (sepse) e vononte Syfyrin.

Madje, është transmetuar nga Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem- një hadith i saktë që bën të qartë lehtësimin që ofron Islami, (lehtësim) i cili konsiderohet si një nga parimet e Islamit për të cilin Muslimanët janë krenarë, sidomos kur ka të bëjë me çështjet e agjërimit, ngaqë Allahu –‘Azze ue Xhel- i përfundoi ajetet në lidhje me agjërimin, me Fjalën e Tij:

“Allahu dëshiron për ju të lehtën dhe Ai nuk don që t’i vështirësojë gjërat për ju.” [el-Bekareh; 185]

Kështu që prej lehtësimit është thënia e tij (Pejgamberit) –‘alejhis-salatu ues-selam-: “Nëse ndonjëri nga ju dëgjon thirrjen për namaz (Ezanin) ndërkohë që ena (me të cilën po han) ndodhet në dorën e tij, atëherë mos t’a largojë (enën) derisa ta plotësojë nevojën e tij prej saj.”

“Nëse ndonjëri nga ju dëgjon thirrjen për namaz ndërkohë që ena ..,” ena me ushqim, çfarëdo qoftë, me qumësht, pije (tjetër), ujë, çdogjë që personi ushqehet me të për Syfyr, dhe ndërkohë dëgjon Ezanin (e Sabahut), atëherë nuk duhet që ai të thotë; “Tani ushqimi nuk lejohet më (sepse filloi Ezani).” Jo (nuk është kështu)!

Ezani e bën haram vazhdimin e ngrënies për atë person i cili është mjaftuar me ushqim, këtij (personi) nuk i lejohet të vazhdojë me ngrënien, qoftë ndonjë pije, apo ndonjë frut, ndërkohë që ai është mjaftuar me të apo me çfarëdo gjë tjetër që ishte duke ngrënë. Ama, për atë person që dëgjon Ezanin por akoma nuk ka ngrënë atë që i nevojitet nga ushqimi dhe pija, atëherë i Dërguari –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem- ia ka lejuar këtë gjë atij (që të vazhdoi me ngrënien). Ai (Profeti –alejhis-selam-) e tha shumë qartë, në gjuhen e qartë arabe: “Nëse ndonjëri nga ju dëgjon thirrjen për namaz (Ezanin) ndërkohë që ena (me të cilën po han) ndodhet në dorën e tij, atëherë mos t’a largojë (enën) derisa t’ë plotësojë nevojën e tij prej saj.”

Dhe ajo çfarë është për qëllim këtu me thirrjen për namaz, është thirrja e dytë, Ezani i dytë. Dhe nuk është për qëllim Ezani i parë, të cilin gabimisht e quajnë “Ezani i Imsakut (d.m.th Ezani i ndalesës nga ushqimi)”. Duhet që ne ta dimë se nuk ka asgjë bazë (në sheri’at) që Ezani i parë të quhet (me këtë emër) “Ezani i Imsakut”.

Ezani i dytë, ky është ezani që ndalon vazhdimin e të ngrënurit, dhe kjo thuhet qartë në Kur’an, ngaqë Allahu –‘Azze ue Xhel- thotë: “… dhe hani e pini derisa të dallohet peri i (drita e) bardhë në agim (el-Fexhr) qartë nga peri i zi (errësira e natës) …” [el-Bekareh; 187]

Pra, ushqimi bëhet i ndaluar në fillimin e kohës së namazit të Fexhrit (Sabahut). Nuk ekziston ndonjë veçim (ndarje) midis këtyre dy gjërave. Nuk ka ndalesë nga ushqimi dhe pija, për një çerek ore –apo më pak a më shumë- përpara kohës së namazit të Sabahut dhe kohës së ndalimit nga ushqimi. Jo, (nuk ka veçim mes tyre) kurrë!

Sepse namazi bëhet obligim kur të shfaqet agimi i vërtetë, po ashtu edhe ushqimi bëhet haram për agjëruesin kur agimi i vërtetë të jetë shfaqur. Kështu që nuk ka aspak ndarje midis këtyre dy çështjeve.

Për këtë arsye, transmetohet në hadithin që kanë rënë dakort për saktësinë e tij el-Bukhariu dhe Muslimi, hadithin e ‘Abdullah ibn ‘Umer ibn el-Khattab –Allahu qoftë i kënaqur me të dy-, se Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem- ka thënë: “ Mos t’ju mashtrojë Ezani i Bilalit …”, d.m.th Ezani i parë, “… ngaqë ai e thërret ezanin që të zgjohet nga gjumi personi që po fle, dhe që të ha Syfyrin personi që ngrihet për të ngënë Syfyr. Kështu që hani dhe pini derisa të thërrasi ezanin Ibnu Ummi-Mektum.”

Ibnu (i biri i) Ummi-Mektum, i cili quhej ‘Amër, ishte i verbër, dhe ishte ai për të cilin zbriti Fjala e Allahut –Tebarake ue Te’ala:

abese(Pejgamberi –‘alejhis-selam-) U vrenjt dhe ktheu shpinën. Ngase atij i erdhi një i verbër (ndërkohë që i Dërguari i Allahut po u shpjegonte dhe po ftonte disa nga paria Kurejshite në Islam).[Abese; 1-2]

… deri në fund të ajeteve.

 Ky thërriste Ezanin e dytë, Ezanin që e bënte të ndaluar ushqimin dhe që tregonte kohën për lejimin e faljes së namazit të Sabahut.

Si mund ai të thërriste Ezanin ndërkohë që ishte i verbër? Kjo është një pyetje që natyrisht mund të lind tek disa njerëz.

‘Amr ibn Ummi-Mektum –Allahu i Lartë qoftë i kënaqur me të- u ngjiste mbi çatinë e xhamisë, por ai nuk mund ta shihte agimin, kështu që ai priste për ndonjë kalimtar që mund ta shihte agimin. Kështu, kur ndonjëri (nga kalimtarët) shihte se ishte shfaqur agimi dhe ishte shpërndarë në horizont, atëherë i thoshin atij (‘Amërit): “Është bërë Sabah, është bërë Sabah.” Atëherë ai e thërriste Ezanin.

Pra, këtu ju vini re se Ezani i ‘Amër ibn Ummi-Mektumit u thërriste pasi të ishte shfaqur agimi dhe u shikonte nga njerëzit që ecnin nëpër rrugë. Kështu që kur i thuhej atij se “është bërë Sabah, është bërë Sabah,” atëherë ai e thërriste Ezanin.

Si rrjedhojë (e kësaj që përmendëm), kemi një liri veprimi në këtë çështje, ngaqë Muezini (ai që thërret Ezanin) vonohej në thirrjen e Ezanit derisa të dëgjonte njërëzit duke i thënë; “Është bërë Sabah, është bërë Sabah”. Po ashtu (nga ana tjetër), edhe i Dërguari i Allahut –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem- tha: “Nëse ndonjëri nga ju dëgjon thirrjen për namaz (Ezanin) ndërkohë që ena (me të cilën po han) ndodhet në dorën e tij, atëherë mos t’a largojë (enën) derisa ta plotësojë nevojën e tij prej saj.”

Pra, Allahu –’Azze ue Xhel- ka folur të vërtetën kur tha në fund të ajeteve në lidhje me agjërimin:

2_185

“Allahu dëshiron për ju të lehtën dhe Ai nuk don që t’i vështirësojë gjërat për ju. (Ai don që ju) duhet të plotësoni të njëjtin numër (ditësh) dhe që ju duhet të lartësoni Allahun për atë që Ai ju ka udhëzuar juve drejt, me qëllim që ju të jeni shumë mirënjohës e falënderues ndaj Tij.” [el-Bekareh; 185]

Kështu, prej Fik’hut që është për t’u kritikuar dhe që është në kundërshtim me këtë Sunnet, është që personi të thotë; “Nëse agjëruesi dëgjon Ezanin (e Sabahut) dhe ndodhet ushqim në gojën e tij, atëherë ai duhet që ta pështyjë (ta nxjerrë nga goja).” Kjo (thënie dhe vepër) është shtrëngim dhe tejkalim i kufijve në Fe, dhe Zoti i të gjitha krijesava na ka paralajmëruar dhe na ka tërhequr vëmendjen në Librin e Tij dhe Sunnetin e Profetit të Tij –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem- që të mos i tejkalojmë kufijtë (mos ta teprojmë) në Fenë tonë. Kështu që Ai tha në Kur’anin Fisnik:

4_171

“O ithtarë të Librave të Parë! Mos i kaloni kufijtë në fenë tuaj, as mos thoni për Allahun veçse të vërtetën.” [en-Nisaa’; 171]

Po ashtu, na ka thënë i Dërguari jonë –salauatu-llahi ues-selamu ‘alejhi-: “Ruhuni nga tejkalimi i kufijve ne Fe! Sepse ata që jetuan përpara jush u shkatërruan si shkak i tejkalimit të kufijve në fetë e tyre.” Apo ka thënë –‘alejhis-selam-: “Vërtet, ajo që i shkatërroi ata që jetuan përpara jush, ishte tejkalimi i kufijve në fetë e tyre.”

Kështu pra, i Dërguari i Allahut –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem- na e ka bërë të qartë se në çështjen e personit që han Syfyr ka lirshmëri dhe lehtësim, saqë tha: “Nëse ndonjëri nga ju dëgjon thirrjen për namaz (Ezanin) ndërkohë që ena (me të cilën po han) ndodhet në dorën e tij, atëherë mos t’a largojë (enën) derisa ta plotësojë nevojën e tij prej saj.”

Kështu që është kundërshtim ndaj Allahut dhe ndaj të Dërguarit që personi të thotë se “ai që dëgjon Ezanin ndërkohë që ka ushqim në gojën e tij, duhet ta pështyjë në tokë.” Kjo nuk është prej Sunnetit. Përkundrazi, kjo është e kundërta e Sunnetit, dhe kundërshtim i asaj që ka urdhëruar i Dërguari –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem-.

Dhe jam pyetur shpesh herë, kështu që nuk po e lë të hapur nevojën për këtë pyetje, por më saktë po ju paraprij në të (duke iu përgjigjur) se ky hadith gjindet në librat më të njohur të Sunnetit. Nga këto (libra) është Sunan Ebi Dawud, dhe është libri i tretë nga gjashtë librat e mirënjohur (të haditheve). I pari nga ato është Sahih el-Bukhari, i dyti është Sahih Muslim, dhe i treti është Sunan Ebi Dawud. Ky hadith gjindet në të, dhe gjithashtu e ka transmetuar Ebu ‘Abdil-lah el-Hakim në Mustadrakin e tij, dhe po ashtu e ka transmetuar Imami i Sunnetit, Imam Ahmed ibn Hanbel –Allahu e mëshiroftë- në librin e tij madhështor, i njohur si Musnadi i Imam Ahmedit.

Pra, ky hadith nuk është i panjohur, por është nga hadithet e mirënjohura, që është transmetuar nga Imamët e hershëm të Sunnetit dhe me zinxhir transmetimi të saktë.

Kështu që, këtu unë them, si mbyllje e këtij fjalimi, ngaqë ndoshta disa prej jush kanë pyetje që do t’i përgjigjemi në dashtë Allahu, kështu që po e mbyll me thënien e tij (Profetit) –‘alejhis-salatu ues-selam-: “Allahu dëshiron që të veprohen (nga njerëzit) ato çfarë Ai ka lejuar, ashtu siç dëshiron që të zbatohen urdhërat e Tij,” dhe në një transmetim (thuhet); “… ashtu siç urren që të veprohen ato çfarë Ai ka ndaluar.”

Pra, janë dy transmetime:

“Allahu dëshiron që të veprohen (nga njerëzit) ato çfarë Ai ka lejuar, ashtu siç dëshiron që të zbatohen urdhërat e Tij,” dhe transmetimi i dytë është; “… ashtu siç urren që të veprohen ato çfarë Ai ka ndaluar.”

Kështu që, Muslimani nuk duhet të praktikojë devotshmëri që nuk ka bazë (në sheriat) dhe (si rrjedhojë) t’i shmanget bindjes ndaj Profetit –sal-lAllahu ‘alejhi ue aalihi ue sel-lem- në ato çfarë ai na ka inkurajuar dhe na ka sqaruar.

Dhe çfarë u tha është e mjaftueshme, dhe të gjithë falenderimet i takojnë Allahut, Zotit të të gjitha krijesave.

Fusnotë:
[1]. Përkthimi i Kur’anit është marrë nga “Shpjegimi i Kuptimeve të Kur’anit të Lartë” nga Darussalam.

Shikoni Videon

Burimi në arabisht: Zinxhiri i kasetave Silsilah el-Huda uen-Nur, kaseta nr.590, ose http://www.youtube.com/watch?v=o2UZhbPiCH0
Burimi në anglisht: http://abdurrahman.org/ramadhan/sunnahsneglected.html
Përkthimi në anglisht është bërë nga SalafiPublications.Com

Përshtati në shqip: Emin Shkodrani