Sqarim dhe pendim në lidhje me “harmoninë fetare” që gjindet në letrat e shoqatës Edukimi – Shkodër

[print-me target=”#content”]
bismillah
.
Bismil-lah ues-salatu ues-selamu ala Rasulil-lah

Më datë 10.05.2014 – 10.06.1435H u mblodhëm me studentët shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia me Shejkhun e nderuar Muhammed ibn Hadij El-Medkhalij pas namazit të ikindisë në Xhaminë El-Utejbi në Lagjen Bi’r Uthman; dhe ndër të tjera u shqyrtua shprehja “harmonia fetare”[1], e cila ndodhet në letrat e Shoqatës “Edukimi” në Shkodër.

Shejkhu tha se kjo shprehje është batil dhe kufr dhe kërkoi që të bëj sqarim dhe pendim për të, prandaj them:

Kërkoj falje tek All-llahu Xhel-le ue ‘Ala dhe pendohem tek Ai nga kjo fjalë e neveritshme.
Kur e kam shkruar këtë fjalë, pasha All-llahun, nuk e kam pasur për qëllim atë që e nënkupton kjo fjalë, e që është uniteti mes feve; përkundrazi unë e kam në akide (besim) se thirrja për në bashkimin e feve është kufr.

Fusnotë:
[1.] Shprehja në letrat e shoqatës: “Qëllimi i kësaj Shoqate është ……………, si dhe të promovojë harmoninë fetare bazuar në parimet e paqes së besimit Islam.

Astrit Hoxha
Medine, Arabia Saudite