Si ta lexojmë Kur’anin? – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

Si ta lexojmë Kur’anin?

-Shejkh Muhammed ibn Saalih el-‘Uthejmin-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetje: A është e lejueshme për gruan që ta lexojë Kur’anin pa zë (në heshtje)? Apo duhet që ta recitojë me zë të lartë dhe ngadalë?

Përgjigje: Ta recitosh Kur’anin ngadalë (avash-avash) nuk është obligim, as për burrin e as për femrën, megjithatë të veprosh kështu (ta recitosh ngadalë) është prej etiketës (edukatës) së recitimit.

Prej mënyrave më të mira të recitimit është që njeriu të recitojë avash-avash dhe të mendojë thellë në domëthënien e tij (Kur’anit) dhe të arrijë ta kuptojë atë. Ndonjëri mundet (nuk ka problem) ta recitojë më shpejt (por) më kusht që asnjë nga shkronjat të mos anashkalohet (kapërcehet).

Përsa i përket asaj që a të lexohet me zë të lartë apo pa zë (ose me zë të ulët, sh.p), atëherë kjo mvaret nga personi; nëse dikush ndihet më i vëmendshëm dhe më i përqendruar duke e lexuar me zë të lartë, atëherë ai duhet ta lexojë më zë të lartë, por përderisa nuk po shqetëson njeri. Nëse ai ndihet më i vëmendshëm dhe më i përqendruar gjatë leximit pa zë, atëherë ai duhet të lexojë në heshtje. Dhe nëse të dyja mënyrat janë njësoj për të (si recitimi me zë, ashtu edhe pa zë), (atëherë) ai zgjedh atë që dëshiron ai vetë.

Burimi: Fatawa Islamiyah, Darussalam, vëllimi 7, fq.27
http://www.fatwaislam.com/fis/index.cfm?scn=fd&ID=1350
Përktheu: Emin Shkodrani