Shërimi i ashpërsisë dhe ngurtësisë së zemrave – Shejkh Salih el-Feuzan

Shërimi i ashpërsisë dhe ngurtësisë së zemrave

-Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetje: Nëse njeriu ka ashpërsi dhe ngurtësi në zemrën e tij…atëherë cilat janë ato gjëra që e zbusin ashpërsinë dhe ngurtësinë e zemrave?

Përgjigje: Nuk ka më të mirë dhe më imponues se Kur’ani Fisnik, ai është i cili zbut ashpërsinë dhe ngurtësinë e zemrave.

Thotë All-llahu i Lartësuar:

13_28

Ata që besuan (në Njësinë e Allahut, në të Dërguarin e Tij, në Islam) dhe zemrat e të cilëve gjejnë prehje duke përkujtuar Allahun; Nuk ka dyshim se në përkujtimin e Allahut vërtet që zemrat gjejnë prehje. [Surja er-Ra’d: ajeti 28]

Ai i cili zbut zemrat është Kur’ani të cilin:

59_21
Sikur ta kishim zbritur këtë Kur’an mbi një mal, sigurisht që do ta kishe parë atë të përulur e të thërrmuar nga frika e Allahut. [Surja el-Hashr: ajeti 21]

Gjithashtu prej gjërave që zbusin zemrat janë: të ndenjurit me njerëz të mirë, të devotshëm, të dëgjuarit e Kur’anit, të dëgjuarit e predikimeve dhe përkujtimeve.

 

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14944
Përktheu: Astrit Hoxha

 Shikoni Videon