Shejkh Feuzani për ata që thonë: “Dijetarët nuk e kuptojnë aktualitetin”

 Shejkh Feuzani për ata që thonë: “Dijetarët nuk e kuptojnë aktualitetin”

-Shejkh Saalih ibën Feuzan el-Feuzan-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetja: Disa të rinj qëndrojnë larg dijetarëve dhe i akuzojnë ata (dijetarët) se (gjoja) nuk e kuptojnë aktualitetin (çëshjet aktuale). Cila është këshilla e juaj për këta (të rinj)?

Përgjigja:
Këta njerëz (që veprojnë kështu) duhet të injorohen (mos t’iu vihet veshi). Këta njerëz janë idiotë (sufeha).

(Ka thënë poeti:)

“Kur të flasë sefihu (njeriu i papërgjegjshëm, idioti), atëherë mos iu përgjigj atij.

Heshtja është më e mire se sa t’i kthesh atij përgjigje”

Këta njerëz janë idiotë. Obligohet që të rrihet larg tyre dhe të injorohen, ngaqë ata nuk e kuptojnë vlerën e dijes dhe as vlerën e dijetarëve, prandaj kanë folur kështu (me fjalë të tilla).

Shikoni Videon

Burimi: http://afatwa.com/the-scholars-do-not-understand-the-current-affairs/
Përktheu: Astrit Hoxha