“Rregulli i Artë” i Ikhwanul-Musliminëve – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

“Rregulli i Artë” i Ikhwanul-Musliminëve

-Shejkh Muhammed ibën Saalih el-‘Uthejmin-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetja:
I nderuar Shejkh!
Siç dihet që shi’at dhe murxhi’at, të gjithë këta kanë një ndryshim të madh prej Ehli Sunnetit dhe Xhematit. Ekziston një rregull që disa dijetarë e quajnë atë: “Rregulli i artë”, (që është) të ndihmojmë njeri-tjetrin në atë që kemi rënë dakord, dhe të justifikojmë njëri-tjetrin në atë që nuk kemi rënë dakord. Si mundet që t’i justifikojmë shi’at?

Përgjigja:
Ky rregull (që ata e quajnë) “Rregull i Artë”, nuk është rregull i artë; Dhe nuk e meriton që të jetë rregull (apo bazë).
Ajo që ne kemi rënë dakord është prej dhuntisë së Allahut Azze ue Xhel.
Dakortësia është më e mirë se sa mosmarrëveshja.

Në ato (mes’ele ose gjëra) që nuk kemi rënë dakord mundet që kundërshtari të justifikohet në mesin tonë dhe mundet që jo.

Në qoftë se mospajtimi është në një çështje në të cilën lejohet mospajtimi atëherë kjo gjë nuk është problem.
Dhe Imamët (në dituri) vazhdojnë që të bien në mospajtim (mosmarrëveshje në mes’ele të ndryshme).
Kështu që Imam Ahmedi, esh-Shafi’ij, el-Maliki, dhe Ebu Hanife, të gjithë kanë rënë në mospajtim në mes vete.

Por nëse Ikhtilafi (kontradita), mospajtimi i cili është prej (llojit) që nuk justifikohet në të mosmarrëveshja, sikurse ikhtilafi (mosmarrëveshja) në ‘akide, atëherë nuk mund ta justifikojmë njëri-tjetrin; bile është obligim që t’i referohemi në atë që është argumentuar në Kur’an dhe Sunnet.

Murxhi’at dhe Shi’at dhe çdo bidatçi, e kanë të detyruar t’i kthehen Kur’anit edhe Sunnetit dhe nuk justifikohen.

Ky rregull nuk është rregull i artë por mund ta quash: Rregulli i Drunjtë.

Shikoni Videon

Burimi: http://afatwa.com/ibn-uthaymin-allowed-differences-in-aqidah-to-excuse-one-another-in-that-which-we-disagree-on/

Përktheu: (Ebu Sufjan) Bashkim Isufaj