Rëndësia e Namazit – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

Rëndësia e Namazit

-Shejkh Muhammed ibën Saalih el-‘Uthejmin-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Namazi është shtylla e dytë prej shtyllave të Fesë Islame dhe është shtylla më e fortë e saj pas dy Dëshmive.

Namazi është lidhje midis robit dhe Zotit të Tij. Ka tënë Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:

“إن أحدكم إذا صلى يناجي ربه”

“Me të vërtetë kur falet ndonjëri prej jush komunikon në fshehtësi me  Zotin e tij” Transm. Bukhariu.

Thotë All-llahu i Lartësuar në Hadithin Kud’sij:

“قسمت الصلاة بيني وبين عبدي نصفين ولعبدي ما سأل، فإذا قال العبد: {الحمد لله رب العالمين}، قال الله تعالى حمدني عبدي، وإذا قال: {الرحمن الرحيم}، قال الله تعالى أثني عليّ عبدي، وإذا قال: {مالك يوم الدين}، قال: مجدني عبدي، فإذا قال: {إياك نعبد وإياك نستعين}، قال: هذا بيني وبين عبدي ولعبدي ما سأل، فإذا قال: {اهدنا الصراط المستقيم * صراط الذين أنعمت عليهم غير المغضوب عليهم ولا الضالين}، قال: هذا لعبدي ولعبدي ما سأل”.

“E kam ndarë namazin midis Meje dhe midis robit Tim në dy pjesë dhe robit Tim i takon ajo që kërkon.

Kur thotë robi:

{El-Hamdulil-lahi Rab-bil-alemin}

Thotë All-llahu i Lartësuar: Më falendëroj dhe më lavdëroj Mua robi Im.

Dhe kur (robi) thotë:

{Err-Rrahmenirr-Rrahim}

Thotë All-llahu i Lartësuar: Më lavdëroj robi Im.

Dhe kur (robi) thotë:

{Maliki Jeumid-Diin}

Thotë All-llahu i Lartësuar: Më madhështoi Mua robi Im.

Dhe kur (robi) thotë:

{Ij-jake na’budu ue ij-jake nesteiin}

Thotë All-llahu i Lartësuar:

 Kjo është midis Meje dhe midis robit Tim dhe robit Tim i takon ajo që kërkon.

Dhe kur (robi) thotë:

{Ihdinas-siratal-mustekiim, Siratal-ledhiine en’amte alejhim, gajril-magdubi alejhim, we lad-daliin}

Thotë All-llahu i Lartësuar:

“Kjo është për robin Tim dhe robit Tim i takon ajo çfarë kërkon.” Transm. Muslimi.

Namazi është kopështi i adhurimeve, në të ka veprime dhe fjalë të mrekullueshme dhe mahnitëse. Në të ka Tekbir (shprehja: All-llahu Ekber), me të cilin hapet namazi, ka qëndrim në këmbë ku namazliu në këtë gjëndje reciton Fjalën e All-llahut, ka Ruku’ (pozicioni i përulur me duar të kapuara në gjunjë) në të cilën madhështohet Zoti, ka ngritje nga Rukuja të cilin (robi) e mbush me lëvdatë për All-llahun, ka Suxhud në të cilin (robi) i bën Tesbih All-llahut të Lartësuar duke e lartësuar Atë dhe i lutet Atij me përulje, ka Ku’ud (pozicioni i qëndrimit ndenjur) për lutje dhe për Tesheh-hud dhe (namazi) ka përfundim që e mbyll duke dhënë selam.

Namazi është ndihmë në vështirësi dhe të ndalon nga fjalët dhe veprat e ndaluara. Thotë All-llahu i Lartësuar:

2_45

“Kërkoni ndihmë me durim dhe me falje (të namazit)” Surja el-Bekare:45.

29_45“Recito (O Muhammed) çfarë të është shpallur ty nga Libri (Kur’ani) dhe plotëso Faljen e rregullt të përcaktuar. Vërtet që Es-Salat (falja e namazit) parandalon nga El-Fahsha (çdo vepër e papëlqyer, e ulët, e keqe të cilën e ndalon Islami) dhe nga El-Munker (vepër e padrejtë, mosbesimi, politeizmi dhe gjynahe tjera të mëdha para Allahut)” Surja el-Ankebut:45.

Namazi është drita e besimtarëve në zemrat e tyre dhe në vend tubimin e tyre Ditën e Gjykimit. Ka thënë Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:

“الصلاة نور”

“Namazi është dritë” Transm. Muslimi

“من حافظ عليها كانت له نوراً وبرهاناً ونجاةً يوم القيامة”

“Ai që e falë vazhdimisht namazin, do të jetë për të Ditën e Gjykimit: dritë, argument dhe shpëtim”. Transm. Imam Ahmedi

Namazi është gëzimi i zemrave të besimtarëve dhe qetësia e syve të tyre. Ka thënë Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:

“جعلت قرة عيني في الصلاة”

“Më është dhënë qetësia e syve të mi në namaz.” Transm. Imam Ahmedi.

Namazi ëahtë ai me të cilin fshihen gabimet dhe shlyhen gjynahet. Ka thënë Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:

“أرأيتم لو أن نهراً بباب أحدكم يغتسل فيه كل يوم خمس مرات هل يبقى من درنه (وسخه) شيء”؟ قالوا: لا يبقى من درنه شيء، قال: “فكذلك مثل الصلوات الخمس يمحو الله بهن الخطايا”

“ Më tregoni, sikur një lum të kalojë pranë derës së ndonjërit prej jush, ai të lahet në të çdo ditë pesë here, a do ti mbesin atij ndonjë gjë nga papastërti?

Ata thanë: Nuk do ti mbesë asgjë nga papstërtitë e tij.

Ai (Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:) tha: “Gjithashtu të ngjashëm (me lumin) janë pesë namazet me të cilat All-llahu fshin gabimet”. Transm. Bukhariu dhe Muslimi.

 

“الصلوات الخمس والجمعة إلى الجمعة كفارة لما بينهن ما لم تغش الكبائر”

“Pesë namazet, xhumaja deri tek xhumaja (tjetër), shlyejnë gjynahet (e vogla) që bëhen ndërmjet tyre nëse personi largohet nga (gjynahet) e mëdha”

Transm. Muslimi

“صلاة الجماعة أفضل من صلاة الفذ بسبع وعشرين درجة”

“Namazi me xhemat është më i mirë se namazi i atij që falet vetëm me njëzet e shtatë (27) grada (pozita, shkallë)”. Transm. Bukhariu dhe Muslimi.

Ka thënë Ibn Mes’udi – All-llahu qoftë i kënaqur me të-:

“من سره أن يلقى الله غداً مسلماً فليحافظ على هؤلاء الصلوات حيث ينادى بهن، فإن الله تعالى شرع لنبيكم سنن الهدى، وإنهن من سنن الهدى، ولو أنكم صليتم في بيوتكم كما يصلي هذا المتخلف في بيته لتركتم سنة نبيكم، ولو تركتم سنة نبيكم لضللتم، وما من رجل يتطهر فيحسن الطهور ثم يعمد إلى مسجد من هذه المساجد إلا كتب الله له بكل خطوة يخطوها حسنة، ويرفعه بها درجة، ويحط عنه بها سيئة، ولقد رأيتنا وما يتخلف عنها إلا منافق معلوم النفاق، ولقد كان الرجل يؤتى به يهادى بين الرجلين حتى يقام في الصف”.

“Atë që e gëzon (fakti) të takojë All-llahun nesër si musliman, atëherë të bëjë kujdes dhe t’i falë rregullisht pesë namazet në atë vend në të cilin thirren për t’u falur (në xhami), sepse me të vërtetë All-llahu i Lartësuar i ka ligjëruar Pejgamberit tuaj Sunenet e Udhëzimit, dhe ato (namazet) janë prej Suneneve të Udhëzimit. E nëse ju faleni në shtëpitë tuaja sikurse falet ky mutekhal-lif  (dembel, që nuk prezanton në xhami në namaz me xhemat) në shtëpinë e tij atëherë do ti braktisni Sunenet e Pejgamberit tuaj, dhe nëse ju e braktisni Sun-netin e Pejgamberit tuaj atëherë ju do të humbisni (devijoni). Çdo person i cili pastrohet (merr abdest, gusl apo tejemum kur i plotëson kushtet) në mënyrën më të përsosur pastaj drejtohet për tek një xhami prej këtyre xhamijave, All-llahu i shkruan atij për çdo hap që hedh një të mirë, e ngre (lartëson) atë një gradë (pozitë) dhe i fshin atij një gjynah. Nuk ka munguar (nuk ka neglizhuar në prezencën në xhami për namaz me xhemat) ndonjëri prej nesh  përveçse ai që ka qenë munafik i njohur. (Në atë kohë) është sjellë personi (i cili nuk ka ditur si të orientohej për në xhami) midis dy personave (të tjerë) derisa u vendoste (qëndronte) në rresht” Transm. Muslimi

El- khushu’ në namaz do të thotë që të jesh prezent me zemër në të (namaz).

Vazhdimësia dhe këmgulja në faljen e tyre janë pre shkaqeve të hyrjes në Xhen-nete. Thotë All-llahu i Lartësuar:

muminun

“Vërtetë që tashmë kanë fituar besimtarët.  -Ata të cilët janë të nënshtruar në faljen e namazit. -Edhe ata të cilët largohen nga Laghvu (fjalët e kota, të rreme e të liga, mashtrimet, përgojimet dhe gjithë çfarë ka ndaluar Allahu).  -Edhe ata që japin Zekatin. Edhe ata që ruajnë dëlirësinë (ruajnë pjesët e tyre vetjake nga marrëdhëniet e paligjshme).  Përveç me bashkëshortet ose (robinat) që ua kap dora e djathtë, pasi në këto raste ata nuk ngarkohen me faj; Por kush kërkon përtej kësaj, atëherë të tillët janë që kalojnë caqet;-Edhe ata që janë besnikë ndaj amanetit (detyrimet ndaj Allahut, ndershmëria, besimi, përgjegjësia morale) dhe besës së tyre; -Edhe ata të cilët ndjekin me rreptësi plotësimin e faljeve të Namazit. – Këta janë me të vërtetë trashëguesit, – Të cilët do ta trashëgojnë Firdeusin (Xhenneti më i Lartë). Ata do të jetojnë aty përgjithmonë.” Surja el-Mu’minun: 1-11.

Ikhlasi (sinqeriteti) për All-llahun e Lartësuar në namaz dhe kryerja e tij sipas mënyrës që është transmetuar në Sun-net janë dy kushtet bazë për pranimin e tij (namazit). Ka thënë Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:

“إنما الأعمال بالنيات، وإنما لكل امرىء ما نوى”

“Pa dyshim se veprat vlerësohen sipas qëllimeve; dhe se çdo person do të shpërblehet për atë që ka vepruar sipas qëllimit që ka pasur.”

Transm. Bukhariu dhe Muslimi.

“صلوا كما رأيتموني أصلي”

“Faluni sikurse më keni parë mua duke u falur”

Transm. Bukhariu.

Pastrohu nga hadethi (papastërtia e cila të bën të obligueshëm abdestin ose guslin ose tejemumin kur plotëson kushtet) dhe papastërtia (e dukshme), pastaj drejtohu nga Kibla dhe bëj Tekbir, pastaj thuaj lutjen e hapjes, pastaj këndoje suren el-Fatiha e bashkë me të këndo sa të kesh mundësi nga Kur’ani, pastaj bëj Tekbir kur do të biesh në Ruku’ dhe qëndro në Ruku’ derisa të qetësohesh në këtë pozicion (në Ruku’) dhe thuaj “Sub’hane Rab-bije-Adhiim”; pastaj çohu nga Rukuja duke thënë: “SemiAll-llahu limen hamideh” dhe kur të drejtohesh thuaj: “Rab-bena we lekel-hamd” dhe merr qetësinë e mjaftueshme në këtë pozicion, pastaj bëj Tekbir kur të drejtohesh për në sexhde dhe bëj sexhden derisa të qetësohesh në këtë pozicion mbështetur në shtatë gjymtyrët: ballin së bashku me hundën, dy shuplakat, dy gjunjët dhe majat e gishtave të këmbëve; dhe thuaj “Sub’hane Rab-bijel-E’la”, pastaj çohu duke bërë Tekbir dhe ulu derisa të qetësohesh në këtë pozicion (ndenjur) dhe thuaj: “Rab-bigfir li, werham’ni, wexhbur’ni, wehdini, werzuk’ni”, pastaj bëj sexhden duke bërë Tekbir derisa të qetësohesh në këtë pozicion (në sexhde) mbështetur në shtatë gjymtyrët dhe thuaj “Sub’hane Rab-bijel-E’la”, pastaj çohu duke bërë Tekbir për rekatin e dytë dhe vepro në të sikurse ke vepruar në të parin pa bërë lutjen e hapjes, pastaj ulu pasi ta kesh mbaruar atë (rekatin e dytë) për të kryer teshehudin dhe pastaj jep selam.

Nëse je në namaz që ka tre rekatë apo katër atëherë çohu pasi të kesh përfunduar Teshehudin e parë dhe plotësoi ato (rekatët që kanë mbetur) duke u mjaftuar me këndimin e el-Fatiha (kur je në pozicionin e qëndrimit në këmbë dhe të tjerat kryhen sikurse u përmendën në çdo rekatë). Kur të mbarosh namazin (pra pasi ke dhënë selam) bëji Istigfar (kërkoji falje) All-llahut tre herë (duke thënë: estagfirull-llah) dhe përmende All-llahun duke u bazuar në atë që është transmetuar në Sun-net.

Shejkh Muham-med Salih el-‘Uthejmin 13/4/1406 Hixhrij

Përktheu dhe përshtati: Astrit Hoxha – Shkodër 4/6/1434 – 14/4/2013
Burimi: Mexhmu’ Fetawa we Resail  i shejkh Muham-med ibn Salih el-Uthejmin, vëll. 12, fq.150-153.
.