Recitimi i Sures el-Fatihah për të vdekurit – Komisioni i Përhershëm

Recitimi i Sures el-Fatihah për të vdekurit

-Komisioni i Përhershëm (i dijetarëve në Arabinë Saudite)-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetje: A lejohet të recitosh (suren) el-Fatihah, apo ndonjë pjesë tjetër të Kur’anit për të vdekurin gjatë vizitës në varrin e tij? Dhe a i bën dobi (të vdekurit) kjo gjë (recitimi i Kur’anit)?

Përgjigje: Është transmetuar në transmetime të sakta se Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- i vizitonte varrezat, dhe lutej (bënte du’a) për të vdekurit me lutje të cilët ia mësoi Sahabëve të tij, dhe ata (sahabët) i mësuan lutjet nga ai. Ndër këto lutje është:

السَّلامُ عَلَيْكُمْ أَهْلَ الدِّيَارِ مِنَ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُسْلِمِينَ , وَإِنَّا إِنْ شَاءَ اللَّهُ بِكُمْ للاحِقُونَ , نسأَلُ اللَّهَ لَنَا وَلَكُمْ الْعَافِيَةَ

Es-selamu ‘alejkum Ehled-dijaari minel-m’uminijn uel-muslimijn,

Ue innaa insha-Allahu bikum lelaahi’kuun,

nes’elu Allahe lenaa ue lekum el-‘aafijeh

“Es-selamu ‘alejkum o njerëz të këtij vendi, besimtarë dhe muslimanë, edhe ne në dashtë Allahu do t’ju pasojmë. E lusim Allahun të na japi siguri neve dhe juve.”

Asnjëherë nuk është transmetuar me transmetime të sakta se Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- recitonte ndonjë Sure të Kur’anit apo Ajete Kuranore për të vdekurit; ndonëse ai vazhdimisht i vizitonte varrezat.

Sikur kjo gjë (të recitosh Kur’an për të vdekurit) të ishte e ligjëruar, ai do ta kishte vepruar vetë një gjë të tillë dhe do t’ia kishte bërë të qartë Sahabëve këtë gjë. (Do ta bëntë të gjithë këtë) nga dëshira për arritjen e shpërblimit dhe si mëshirë për Ummetin e tij, dhe për ta përmbushur obligimin e transmetimit të Fesë tek Ummeti i tij.

Allahu e përshkruan atë duke thënë:

9_128

“Vërtet që ju ka ardhur juve një I Dërguar (Muhammedi–sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-) nga vetë ju (të cilin ju e njihni fare mirë). Ai pikëllohet nëse juve ju bie ndonjë lëndim e vështirësi. Ai (Muhammedi–sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-) është i merakosur dhe i dëshiruar për ju (që të jeni të udhëzuar drejt dhe t’i pendoheni Allahut, me qëllim që të mund të fitoni Xhennetin e të shpëtoni prej Zjarrit të Xhehenemit) dhe për besimtarët ai është që ndjen shumë, mëshirues.” [Surja et-Teubeh, ajeti 128][1]

Meqë ai nuk e veproi atë gjë (recitimin e Kur’anit për të vdekurit), ndërkohë që ekzistonin shkaqet për ta vepruar një gjë të tillë, atëherë ky është argument se kjo vepër nuk është e ligjëruar të veprohet.

Sahabët e tij, Allahu qoftë i kënaqur me ta, e kuptuan këtë gjë, dhe pasuan traditën e tij. Ata u mjaftuan me mësimet që dalin nga vizita e të vdekurve dhe me lutje për ta (vdekurit).

Asnjëherë nuk është transmetuar me transmetime të sakta se ata (sahabët) recitonin për të vdekurit Sure nga Kur’ani .

(Bazuar në argumentat që u përmendën më sipër) arrihet në përfundimin se të recitosh Kur’an (për të vdekurit) është bidat.

Është transmetuar saktësisht se ai (Pejgamberi –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-) ka thënë:

“Kush shpik në Fenë tone diçka që nuk është prej saj, atëherë ajo (që ka shpikur) është e refuzuar.” [el-Bukhari nr. 2697 dhe Muslimi nr. 1718]

 

Fusnotë:

[1]. Përkthimi i ajetit kuranor është marrë nga përkthimi shqip i Darussalam.

 

Burimi: Fatawa Islamiyah, Darussalam, vëllimi 1, faqe 61-62
Përktheu: Emin Shkodrani