Pse gjithë kjo nxitje kundër Xhihadit sot? – Shejkh Salih el-Feuzan

Pse gjithë kjo nxitje kundër Xhihadit sot?

-Shejkh Salih el-Feuzan-

[print-me target=”#content”]

bismillah 

Ne e duam Xhihadin dhe nxisim në të, por ky nuk është Xhihad!

Ne e kemi thënë se ky nuk është Xhihad.

Ky është Shkatërrim!

Ky veprim është vrasje  e njerëzve pa të drejtë. Ky është Xhihad?!

Ai edhe veten e tij e vret pa të drejtë. A është ky Xhihad?

Ky nuk është Xhihad.

Xhihadi ka dispozita, kushte dhe rregulla. Atë e merr përsipër, e drejton prijësi (udhëqësi, sundimtari) i muslimanëve dhe thërret në të.

Madje, edhe Bijtë e Israilit (çifutët) i thanë Profetit të tyre:

2_246

“Na zgjidh neve një mbret dhe ne të luftojmë në Rrugën e Allahut.“ (el-Bekare, 246)

Ata nuk shkuan t’i luftojnë armiqtë e tyre, ku secili të marrë armën e tij e të luftoj:  (por thanë)

2_246

 “Na zgjidh neve një mbret dhe ne të luftojmë në Rrugën e Allahut.“ (el-Bekare, 246)

d.m.th komandant (udhëheqës lufte)

Prej kujt e kërkuan ata këtë? E kërkuan këtë nga njëri prej Profetëve të tyre, (pra) nga sundimtari.

Xhihadi, që është një nga dispozitat e sundimtarit, kompetenca e tij është e sundimtarit.

Është ai i cili urdhëron për të, është ai që merr përsipër drejtimin e tij,  është ai që mbledh ushtarët dhe përgatit armatimet.

Allahu thotë:

8_60

“…….për ta frikësuar armikun e Allahut…….” (El-Enfal, 60)

 Ai nuk tha: për të frikësuar (terrorizuar) Muslimanët apo për të terrorizuar ata me të cilët Sundimtari ka marrëveshje (traktat).

Por tha:

8_60_1

“…….për ta frikësuar armikun e Allahut dhe tuajin…. ” (El-Enfal, 60)

Po.

 Shikoni Videon

Burimi : http://afatwa.com/afatwa-special-boston-bombings/

Përktheu nga anglishtja: Emin Shkodrani
Kontrolloi nga arabishtja: Astrit Hoxha
13 Xhumada el-Akhirah 1434 (23/04/2013)