Nëse kazaja e Ramazanit e zë të gjithë muajin e Shewwalit, a pasohet (kazaja) me agjërimin e gjashtë ditëve apo jo? – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

Nëse kazaja e Ramazanit e zë të gjithë muajin e Shew-walit, a pasohet (kazaja) me agjërimin e gjashtë ditëve apo jo?

-Shejkh Muhammed ibn Saalih el-‘Uthejmin-

  [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetja: Nëse kazaja e Ramazanit e zë të gjithë muajin e Shew-walit, a pasohet (kazaja) me agjërimin e gjashtë ditëve apo jo?

Përgjigja:
Po (pasohet); nëse supozojmë që një person ka obligim për të shlyer agjërimin e Ramazanit të plotë, ose për shkak udhëtimi, ose për shkak sëmundjeje, ose për shkak lehonie apo zakonesh dhe agjëron Shew-walin, dhe përfundon Shew-wali i tëri në agjërimin e kazasë, atëherë ai agjëron gjashtë ditëshin në muajin Dhil-Ka’deh; sepse nëse Ramazani -i cili është obligim- agjërohet kaza pasi kalon koha e tij atëherë kështu veprohet edhe për agjërimin vullnetar, dhe sepse agjërimi i gjashtëses nga Shew-wali pason agjërimin e Ramazanit.

Por nëse ai neglizhon në kaza, dhe kalojnë ditë në të cilat ai ka patur mundësi për të agjëruar nga kazaja (e Ramazanit), pastaj nuk ka agjëruar kaza atë që ka pasur obligim nga Ramazani vetëm se në fund të Shew-walit, pastaj ka dashur që ti pasojë me gjashtë ditëshin nga Shew-wali, atëherë kjo nuk është e vlefshme për të; sepse ai e ka nxjerrë adhurimin nga koha e tij pa shkak.

Burimi: Likaul-Bab el-Meftuh, kaseta 117.
http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=20612

Përktheu: Astrit Hoxha
Shkodër, E Hënë, 27 Ramazan 1434 – (5/8/2013)
.