Ndaloni ashpërsinë shkatërruese që po shkatërron Davetin Selefij – Shejkh Rabi’ el-Medkhalij

Ndaloni ashpërsinë shkatërruese që po shkatërron Davetin Selefij!

-Shejkh Rabi’ ibn Hadi el-Medkhalij-

 [print-me target=”#content”]bismillah

Në këto ditë shohim se Daveti Selefij po ecën prapa dhe po tkurret.

Allahu ju begatoftë!

Sepse ai (Daveti) e ka humbur urtësinë e tyre (që merren me këtë Da’vet).

Para së gjithash (ky Da’vet) ka humbur urtësinë e të Dërguarit صلى الله عليه و سلم , durimin dhe tolerancën e tij, mëshirën e tij, moralin e tij dhe butësinë e tij.

Pasha Allahun, ‘Aishja رضي الله عنها shau një çifut dhe i Dërguari i Allahut i tha asaj:

 “O ‘Aishe! Allahu e don butësinë në çdo gjë.” (Hadith Muttfekun ‘alejhi)

Këtë hadith, nëse një dijetar ia përmend rinisë, në mënyrë që t’i orientojë ata në pasimin e Menhexhit të saktë gjatë thirrjes për në Fenë e Allahut, ata do të thonë se kjo është Temji’ (personi që nuk lufton haptas për të vërtetën, dhe që në të vërtetë nuk është me Selefijtë).

Po ashtu, edhe nëse përmend: urtësinë, butësinë, tolerancën dhe durimin; gjëra të cilat janë të domosdoshme në thirrjen për në Fenë e Allahut تبرك و تعالى , dhe janë prej faktorëve që tërheqin  njerëzit për tek Da’veti i saktë, (në mënyrë) që të hyjnë njerëzit në Fenë e Allahut grupe-grupe.

Sot, (disa) përdorin armiqësimin (përzënien) që i largon njërëzit . 

Ndërkohë që Resuli  صلى الله عليه و سلم ka thënë:

“Në mesin tuaj gjinden ata që i përzënë njerëzit (nga Feja e Drejtë). Lehtësojini gjërat dhe mos i vështirësoni. Përgëzoni dhe mos përzëni njërëzit.”

O vëllezër, këto njerëz nuk dijnë (nuk e kuptojnë, rëndësinë e kësaj çështje), në të kundërtën -Pasha Allahun- atëherë do të ishte obligim për ta që ta quanin edhe të Dërguarin e Allahut si Mumejji’ , po ashtu (do t’i quanin) edhe Sahabët dhe Dijetarët e këtij Ummeti,

Duke u bazuar në këtë ashpërsi shkatërruese që po shkatërron Davetin Selefi  i detyron ata që të mendojnë që vetë i Dërguari  Allahut të jetë Mumajj, ai (i Dërguari sal-laAllahu alejhi we sel-lem) i cili fton (njerëzit) me butësi, urtësi.

 (Estagfirullah) Allahut i kërkoj falje!

Pasha Allahun, ata nuk e duan këtë dhe nuk është kjo (përzënia e njerëzve) qëllimi i tyre, por ata nuk e dijnë (rëndësinë e kësaj çështje). Kështu që ata duhet që vetë të kuptojnë se çfarë rrjedh nga këto gjykime.

Pasha Allahun, ne luftojmë , përpihemi, shkruajmë, japim këshilla dhe i thërrasim njerëzit për tek Allahu, ndërsa ata na konsiderojnë ne Mumej-ji’.

Përse? Sepse na dëgjojnë duke thënë: “urtësi, butësi, moral,”

Kur ne shikuam se ashpërsia e shkatërroi Davetin Selefij, dhe i copëtoi pjestarët e tij;  çfarë duhet të bëjmë, thashë o vëllezërit e mi!:

Nëse shikojmë një zjarr duke u ndezur fort, çfarë të bëjmë? T’i hedhim benzinë që të shtohet? Apo të sjellim ato gjëra që i shuajnë këto zjarre?

Allahu ju begatoftë!

Kështu që, unë u detyrova , dhe kjo është obligim mbi mua dhe e kam thënë këtë më përpara, por u fokusova (më tepër) kur pashë këtë shkatërrim e këtë fatkeqësi.

(Nisur nga kjo situatë) them: “Duhet  të keni butësi, mirësjellje, vëllazërim dhe mëshirim!”

Tani, kjo ashpërsi është drejtuar kundrejt Ehli-Sunnetit mesveti.

I lanë njerëzit e Bidatit dhe i janë drejtuar pasuesve të Sunnetit me këtë ashpërsi shkatërruese; në të cilën penetroi  dhulmi (padrejtësia) dhe gjykime batile (të padrejta) dhe të humbura.

Kështu që, kini kujdes shumë!

Kini kujdes e mos  ndjekni këtë rrugë që do t’iu shkatërrojë ju, Davetin Selefij dhe pasuesit e tij.

 Shikoni Videon

Burimi: http://afatwa.com/stop-the-destructive- harshness-that-is-destroying-the-salafi-dawah-shaykh-rabi-al-madkhali/

Përktheu nga anglishtja: Emin shkodrani
Kontrolloi dhe përshtati nga arabishtja: Astrit Hoxha
22 Xhumada el-Akhira 1434 (02/05/2013)

.