Lejueshmëria e ndërprerjes së namazit nafile kur të thërrasin prindërit – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

Lejueshmëria e ndërprerjes së namazit nafile kur të thërrasin prindërit

-Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Falendërimi i takon vetëm All-llahut, Salati dhe Selami i All-llahut janë mbi Pejgamberin tonë Muhammed, familjen dhe shokët e tij.

…(Atij i erdhi nëna dhe ai ishte duke u falur. Ajo tha (thirri): O Xhurejxh. Ai tha: O Zot, a ti përgjigjem nënës time e të ndërpres namazin apo të vazhdoj në namazin tim)…
Nga kjo fjali e këtij hadithi përfitohet se nëse prindërit të thërrasin dhe ti je duke u falur atëherë duhet që t’iu përgjigjesh, por me kusht që namazi mos të jetë farz. Nëse namazi (që je duke falur) është farz atëherë nuk lejohet që t’iu përgjigjesh atyre, por nëse është nafile atëherë duhet t’iu përgjigjesh.
Përveçse nëse ata të dy janë prej të cilëve i vlerësojnë gjërat dhe se ata kur ta marrin vesh që ti je në namaz të justifikojnë, në kët rast bëju me shenjë se ti je në namaz, ose me eh eh, ose me fjalën SubhanAll-llah, ose duke ngritur zërin në këndimin e ajetit që je duke kënduar apo duasë me të cilën je duke u lutur derisa ti bëhet e ditur atij që të thërret se ti je në namaz.
Nëse ke dijeni që këto dy prindër, nëna dhe babai kanë butësi që të justifikojnë kur je duke u falur që mos t’iu përgjigjesh atëherë bëja të ditur që ti je duke u falur.
P.sh. Vjen babai yt dhe ti je duke falur sunnetin e fexhrit dhe thotë: o filan, dhe ti je duke u falur, nëse babai yt është i butë e të justifikon, atëherë bëj eh eh, ose thuaj SubhanAll-llah, ose ngrije zërin në këndimin e Kur’anit apo duasë apo dhikrit në të cilin ndodhesh derisa ai të të justifikojë.
E nëse (prindi) është prej të tjerëve, prej atyre që nuk të justifikojnë dhe duan që fjala e tyre të jetë më e larta atëherë ndërpreje namazin tënd dhe përgjigju atyre. Kështu thuhet edhe për nënën.
Ndërsa namazin farz mos e ndërprej vetëm kur ta kesh të domosdoshme, sikur të shikosh një person, ke frikë që ai të bjerë në shkatërrim: në pus, det apo zjarr; në këtë rast e ndërpret namazin sepse është e domosdoshme. Ndërsa përveç rasteve të domosdoshmërisë nuk lejohet të ndërpritet namazi farz.

Komentimi i Rijadus-Salihin nga shejkh Ibn Uthejmin
Përshtati: Astrit Hoxha

Burimi: http://www.sahab.net/home/?p=361
.