Kur’ani duhet të lexohet i tëri të paktën një herë në muaj – Shejkh Salih el-Feuzan

Kur’ani duhet të lexohet i tëri të paktën një herë në muaj

-Shejkh Salih ibën Feuzan el-Feuzan-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

… Sepse All-llahu i Lartësuar e ka zbritur këtë Kur’an që të lexohet dhe të punohet me atë (që përmban).

Nuk e ka zbritur që të vendoset në libra dhe në mus’hafe e të ruhet në rafte dhe dollape; por e ka zbritur që të lexohet ditën dhe natën. Atë (Kur’anin) e lexon muslimani në të gjitha situatat lehtësuese (të mundëshme).

Dijetarët përmendin: se Sahabët -Allahu qoftë i kënaqur me ata- e kanë ndarë Kur’anin në pjesë (hizbe); e ndanin atë përgjatë netëvë për të falur namaz nate.

–          Ka pasur nga ata që e lexonin atë (Kur’anin) në tre netë.

–          Ka pasur nga ata që e lexonin atë (Kur’anin) në shtatë netë.

–          Ka pasur nga ata që e lexonin atë (Kur’anin) në dhjetë netë.

Kufiri i fundit për ndarjen e Kur’anit është tridhjetë ditë.

Çdo ditë lexon një xhuz nga Kur’ani.

Çdo ditë lexon një xhuz nga Kur’ani.

Nuk i kalon atij dita as nata përveçse ai ka lexuar një xhuz nga Kur’ani.

Ky është kufiri i fundit.

Nëse ai lexon më shumë se kaq atëherë është më mirë (më e preferuar); (e lexon atë) në dhjetë ditë, në tre ditë, në shtatë ditë, kjo është më e preferuar.

Por nëse i kalon muaji dhe ai nuk e ka përfunduar (leximin) e Kur’anit atëherë kjo është shmang’je (largim), kjo është shmang’je dhe braktisje e Kur’anit.

Braktisja e Kur’anit është disa llojesh:

–          Prej këtyre llojeve është: braktisja e leximit të Kur’anit

–          Prej këtyre llojeve është: braktisja e të punuarit me Kur’an (pra sipas Kur’anit).

Shikoni Videon

Burimi: http://www.youtube.com/watch?v=QG64430CTxI
Përktheu: Astrit Hoxha