Kur nje vend (shtet) konsiderohet vend islam dhe kur vend kufri? – Shejkh ‘Abdul’Aziz ibn Baaz

Kur nje vend (shtet) konsiderohet vend islam dhe kur vend kufri?

-Shejkh ‘Abdul’Aziz ibn ‘Abdil-lah ibn Baaz-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetje: Në lidhje me shtetet islame; në shumicën e tyre gjinden praktikime të shirkut, dhe ka ndërtesa (teqe) ku ndodhen varre të njerëzve të mirë, kështu që çështja në këtë temë është nëse këto vende konsiderohen islame apo konsiderohen (vende) jo-islame?

 

Përgjigje: Kjo gjë mvaret nga ajo që vërehet (në këto vende);

nëse mbizotërojnë simbolet (shenjat) e kufrit, (atëherë) është një vend kufri,

ndërsa nëse mbizotërojnë simbolet e Islamit, atëherë është një vend islam.

Kjo merret në konsideratë sipas asaj që është e dukshme (nga pamja e jashtme) dhe sipas asaj që është mbizotëruese; Gjykimi është për atë që mbizotëron më tepër.

Kur Islami dhe namazi dhe simbole të ngjashme islame mbizotërojnë, atëherë është një vend islam, edhe nëse sundimtari (i atij vendi) është jobesimtar (kafir).

 

Burimi: http://www.takfiris.com/takfir/articles/hnrnb-imaam-ibn-baz-on-when-a-land-is-a-land-of-islam-or-a-land-of-kufr.cfm
Përktheu: Emin Shkodrani

Shikoni Videon