Këshillë për rininë muslimane në fillim të rrugës së Istikames – Shejkh Salih el-Feuzan

Këshillë për rininë muslimane në fillim të rrugës së Istikames (udhëzimit)

-Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetja: Cila është këshilla e shejkhut -Allahu e ruajtë- për rininë në fillim të rrugës së Istikames në vepra të mira?

Përgjigja: (Këshilla ime për ata) është: se ata nuk duhet që t’iu ndahen njerëzve të dijes, ta kërkojnë diturinë në etapat e shkollimit ose nga dijetarët në xhamija dhe të jenë të kujdesshëm dhe të përkushtuar në prezantimin e ligjëratave dhe duruseve (mësimeve) në xhamija për kërkimin e diturisë.

Kjo është ajo me të cilën ne e këshillojmë rininë muslimane.

(Sikurse) i paralajmërojmë ata që të bëjnë kujdes e të mos përçahen, të bëjnë kujdes nga shokët e këqij, nga eskursionet e dyshimta, kampingjet e dyshimta, shtëpitë e pushimit dhe gjëra të ngjashme me këto.

(Ata) mos të shoqërohen vetëm se me njerëz të mirë dhe që janë të drejtuar në adhurimin e All-llahut dhe mos të rrijnë vetëm se me njerëz të mirë.

 Shikoni Videon

Burimi:  http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14511

Përktheu: Astrit Hoxha
Shkodër: 28 Xhumada el-AaKhira 1434 (9/5/2013)