Këshillë në kohën kur shtohen fitnet – Shejkh Salih el-Feuzan

Këshillë në kohën kur shtohen fitnet

-Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetje: Me çfarë na këshilloni ne në këtë kohë në të cilën janë shtuar fitnet, janë përhapur njerëzit e bidatit dhe vdekja e dijetarëve?

Përgjigje: Gjëja e parë me të cilën ju këshilloj është devotshmëria ndaj All-llahut të Lartësuar, shtimi i lutjes: që All-llahu të na bëjë ne edhe juve të qëndrueshëm në Fe dhe të na mbrojë ne edhe juve të keqen e fitneve (pra nga e keqja e fitneve).

Pastaj ju këshillojmë juve që të kërkoni diturinë, të kërkoni diturinë nga njerëzit e dijes, të jeni të përkushtuar në kërkimin e diturisë, sepse nuk ju mbron nga fitnet – me lejen e All-llahut – vetëm se dituria e saktë. Ndërsa nëse nuk posedon dituri të saktë mund të biesh në fitne dhe ti nuk e di dhe nuk ke dituri që ato janë fitne.

Atëherë duhet të kërkoni diturinë nga njerëzit e dijes dhe mos përtoni në kërkimin e diturisë sado që të keni mundësi këtë.

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14958
Përktheu: Astrit Hoxha

Shikoni Videon