Kazaja e Ramazanit i paraprin agjërimit të gjashtë ditëve të Shewwalit – Shejkh ‘Abdul’Aziz ibn Baaz

Kazaja e Ramazanit i paraprin agjërimit të gjashtë ditëve të Shew-walit

-Shejkh ‘Abdul’Aziz ibn ‘Abdil-lah ibn Baaz-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetja: A lejohet agjërimi i gjashtë ditëve nga Shew-wali para agjërimit të asaj që e kemi prej kazasë së Ramazanit?

Përgjigja:
Dijetarët nuk janë dakord në këtë gjë; dhe mendimi më i saktë është se: është e ligjëruar që kazaja (e Ramazanit) i paraprin agjërimit të gjashtë ditëve (të Shew-walit) dhe agjërimeve të tjera prej agjërimeve vullnetare; duke u bazuar tek fjala e Pejgamberit -sal-lAll-llahu alejhi we sel-lem-:

“من صام رمضان ثم أتبعه بست من شوال كان كصيام الدهر”

“Ai që agjëron muajin e Ramazanit pastaj e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shew-walit, është sikurse agjërimi i një viti të plotë”

Transmeton Muslimi në Sahihin e tij.

Ai që agjëron gjashtë ditët e (Shew-walit) para kazasë (së Ramazanit) nuk e ka pasuar Ramazanin me agjërimin e tyre, por ai ka pasuar me agjërimin e tyre një pjesë të Ramazanit; sepse kazaja është obligim, ndërsa agjërimi i gjashtë ditëshit (të Shew-walit) është vullnetar; dhe obligimi (farzi) është më parësor që t’i jepet rëndësi dhe përkujdesje.

Burimi: Mexhmu’ Fetawa ue Mekalat Mutenew-wiah 15/392
http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=20612

Përktheu: Astrit Hoxha
Shkodër, E Hënë, 27 Ramazan 1434 – (5/8/2013)
.