Ka falur Teravinë me imamin e parë pastaj është larguar, a e merr ai shpërblimin sikur është falur gjithë natën? – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

Ka falur Teravinë me imamin e parë pastaj është larguar, a e merr ai shpërblimin sikur është falur gjithë natën?

-Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetja: Ai që fal me imamin e parë Namazin e Teravisë pastaj largohet dhe thotë: mua më konsiderohet (shpërblimi) sikur jam falur (gjithë) natën duke u bazuar në hadithin:

“من صلى مع الإمام حتى ينصرف كتب له قيام ليلة”

“Ai që falet me imamin derisa  (imami) të largohet (përfundojë  namazin) i shkruhet atij (shpërblimi) sikur të jetë falur gjithë natën”, sepse unë e kam filluar namazin me imamin dhe jam larguar bashkë me atë?

Përgjigja:
Thënia e tij (e atij që parashtrohet në pyetje):

“من صلى مع الإمام حتى ينصرف كتب له قيام ليلة”

 “Ai që falet me imamin derisa  (imami) të largohet (përfundojë  namazin) i shkruhet atij (shpërblimi) sikur të jetë falur gjithë natën”,  kjo është e saktë, e transmetuar nga Pejgamberi –sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem- kur Sahabët kërkuan prej tij që (të vazhdojë) të falë namaz (nafile) vullnetar me ata në pjesën e mbetur të natës, ndërsa ai e ndërpreu namazin (nafile) në gjysmën e natës. Ata i thanë: “O i Dërguar i All-llahut: sikur të kishe (vazhduar) falur namaz nate me ne në pjesën e mbetur të natës tonë,” atëherë ai tha:

“إنه من قام مع الإمام حتى ينصرف كتب له قيام ليلة”

 “Nuk ka dyshim se ai që falet me imamin derisa  (imami) të largohet (përfundojë  namazin) i shkruhet atij (shpërblimi) sikur të jetë falur gjithë natën.”[1]

Por dy imamët që prijnë në një xhami, a konsiderohet secili prej tyre i pavarur nga tjetri, apo secili prej të dyve është zëvendës për tjetrin?

Ajo që duket (se është më e saktë) është mundësia e dytë: që secili prej të dyve është zëvendës për tjetrin dhe plotësues për të.

Bazuar në këtë: nëse në një xhami falen dy imamë atëherë këto dy imamë konsiderohen si një imam i vetëm dhe njeriu qëndron derisa të largohet (përfundojë namazin) imami i dytë, sepse ne e dimë se namazi i dytë është plotësim i namazit të parë.

Bazuar në këtë ajo me të cilën unë i këshilloj vëllezërit e mi është që ata të ndjekin imamët këtu në Harem derisa (imamët) të largohen përfundimisht (pra derisa ta përfundojnë krejtësisht namazin).

Ndonjë nga vëllezërit largohet pasi falë 11 rekatë dhe thotë: “nuk ka dyshim se ky është numri (i rekatëve) që ka falur i Dërguari –sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem-.” Dhe ne jemi me atë (në një mendim) se numri i rekatëve  që ka falur i Dërguari –sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem- dhe nuk ka shtuar mbi to është më i mirë, dhe askush nuk dyshon në këtë gjë, por unë mendoj se nuk ka pengesë në shtesë, jo mbi bazën e refuzimit të numrit të rekatëve që ka përzgjedhur Pejgamberi –sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem-, por mbi bazën se kjo është prej mirësisë në të cilën Feja ka lënë hapësirë (veprimi), ku është pyetur  –sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem- për namazin e natës dhe ka thënë:

“مثنى مثنى, فإذا خشي أحدكم الصبح صلى واحدة فأوترت له ما قد صلى”

 “(Namazi i natës falet) dy nga dy, e nëse ndonjëri nga ju ka frikë se mos të hyjë koha e sabahut atëherë të falë një (rekatë) i cili ia bën tek numrin e rekatëve që ka falur.”[2]

Dhe nëse kjo çështje është prej atyre që lejohet në to shtesa atëherë është më parësore për njeriun që të mos dalë nga xhemati por të vazhdojë (e të falet me imamin e dytë deri në fund). Sahabet -All-llahu i mëshiroftë- kur Uthmani -All-llahu qoftë i kënaqur me të- e fali të plotë namazin në Mina, disa prej tyre kur i mbërriti lajmi i këtij veprimi tha: in-na lil-lahi we in-na ilejhi raxhi’un,[3] megjithatë ata kanë falur katër rekatë, pra kanë shtuar dy rekatë në një namaz i cili nuk i tejkalon dy rekatë me qëllim që të jenë në përputhje me xhematin, unitetin dhe mospërçarjen. Dakortësia (uniteti) ka një rëndësi shumë të madhe.

Mos të marrë ndonjëri prej jush ndonjë drejtim që të veçohet nga xhemati dhe ta ndajë Umetin në grupacione e të thotë: ti je me mua apo me filanin? Ky (veprim) është gabim.

Bazuar në këtë përderisa kjo (shtesa në rekate) është e lejuar dhe në të nuk ka ndalesë fetare, atëherë dakordësia (uniteti) i xhematit nuk nxjerr në të inate dhe urrejtje; përderisa çështja është e gjerë dhe nga selefët e mirë transmetohen ngjyra (forma) të ndryshme sikurse ka thënë Imam Ahmedi dhe Shejkhul-Islam Ibn Tejmije – All-llahu i mëshiroftë-; atëherë të jetë e gjerë për ne ajo që ishte për selefët. Na kanë paraprirë ne prej selefëve (në këtë mes’ele, që kanë këtë mendim) ata që na kanë paraprirë dhe ne nuk duhet që të veçohemi (apo kundërshtojmë).

Dhe unë e përsëris lutjen për bashkim dhe mos rënie në mosmarrëveshje në atë gjë në të cilën lejohet ixhtihadi.

Por problemi që del dhe ai në të vërtetë është problem: nëse ka dy vitra në një natë, atëherë çfarë të bëjë me’mumi (ai që falet pas imamit)?

Themi: nëse dëshiron që të falësh me imamin e dytë tehexh-xhudin, kur imami i parë të falë vitrin ti shto edhe një rekatë në mënyrë që të jetë namazi dy nga dy (rekatë).

Nëse nuk do që të falësh tehexh-xhud në fund të natës, atëherë fale vitrin me imamin e parë, pastaj nëse All-llahu ta mundëson ty më pas që të falësh tehexh-xhudin, atëherë shtoja vitrit një rekatë tjetër kur të jesh duke u falur me imamin e dytë.

 


[1] – Transmeton Ebu Daudi, Tirmidhiu, Nesaiu, Ibn Maxheh

[2] – Transmeton  Bukhariu dhe Muslimi

[3] – Transmeton Bukhariu dhe Muslimi

 

Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin
Burimi: Mexhmu’ Fetawi we Resail 14/206-208

Përktheu: Astrit Hoxha