Hizbizmi është bidat në vetvete – Shejkh Ahmed en-Nexhmij

Hizbizmi është bidat në vetvete

-Shejkh Ahmed ibn Jahja en-Nexhmij-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Ka thënë shejkh Ahmed en-Nexhmij – Allahu e mëshiroftë- në librin ‘el- Fetawi el- xhelije an el- menahixh ed-da’wije’ 2/249 në kundërshtimin që i ka bërë Ebul-Hasen el-Misrij el-Me’rebij:

Ndërsa thënia jote: “pastaj a është bidatçi, i dalur nga Ehli Sunneti dhe Xhemati çdo kush që ka hizbije?”

Përgjigja: Po, sepse hizbizmi (particioni) është bidat në vetvete. Kush është i kënaqur me hizbizmin, e ndjek atë dhe ndihmon pjestarët e tij atëherë ai është bidatçi, sepse Ummeti islam i është lutur Zotit të tij që të jetë një ummet i vetëm; sepse Zoti i Ummetit është një, Feja e tij është një, Pejgamberi i tij është një. Thotë All-llahu i Lartësuar:

21_92

“Nuk ka dyshim se ky, Ummeti (Vëllazëria, Ligji e feja juaj, besimi i pastër Islam) është një fe dhe Unë jam Zoti i juaj, kështu pra më adhuroni vetëm Mua (të Vetëm).” (Surja el-Enbija: 92)

Përshtati: Astrit Hoxha