Gjykimi për thënien “SadakAll-llahul-‘Adhim” pas recitimit të Kur’anit – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

Gjykimi për thënien SadakAll-llahul-‘Adhim” pas recitimit të Kur’anit

-Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetje: Çfarë gjykimi ka të thënurit “SadakAll-llahul-‘Adhim (Allahu i Madhërishëm ka Folur të vërtetën)” pas recitimit të Kur’anit?

Përgjigje: Të thuash SadakAllahul-‘Adhim pas rectimit të Kur’anit Fisnik, për këtë nuk ka asnjë bazë në Sunnet dhe as në veprat e Sahabëve –Allahu qoftë i kënaqur me ta-. Thjesht ka filluar (të përdoret) kohë më vonë.

Nuk ka dyshim se të thuash “Allahu i Madhërishëm ka Folur të vërtetën” është lavdërim për Allahun e Plotëfuqishëm. Kështu që është një lloj adhurimi, dhe në raste adhurimi; nuk na lejohet të adhurojmë Allahun përveç se me atë që gjindet argument në Sheriat (Fenë e Allahut) për të.

Përderisa në këtë rast nuk ka asgjë argument nga Sheriati, atëherë, ta thuash këtë shprehje (SadakAllahul-‘Adhim) pas recitimit nuk është ligjëruar, e as rekomanduar, si rrjedhim nuk është ligjëruar që personi ta thojë këtë pas recitimit të Kur’anit Fisnik.

Dikush mund të thotë: A nuk ka thënë Allahu i Plotëfuqishëm:

“Thuaj: (SadakAllah) Allahu ka thënë të vërtetën, …” [Surja Aali ‘Imran; ajeti 95][1]

Ne do i përgjgjemi se po, Allahu i Plotëfuqishëm e ka thënë këtë, dhe po, në themi: “Allahu ka thënë të vërtetën,” por a ka thënë i Dërguari i Allahut –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem– : “Kur të përfundoni rectimin e Kur’anit, thoni: Allahu i Madhërishëm ka thënë të vërtetën (SadakAllahul-‘Adhim).”?!

Ajo çfarë është e saktë është se njëherë Ibn Mes’udi –Allahu qoftë i kënaqur me të- ia recitoi Suren en-Nisa Profetit–sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-. Kur ai mbërriti (tek ajeti):

Si do të jetë atëherë kur Ne i dërgojmë çdo kombi dëshmues dhe Ne të sjellim ty (O Muhammed) si dëshmues mbi këta të gjithë? [Surja en-Nisa; ajeti 41]

Këtu Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- i tha:

(‘Hasbuk) Mjafton me kaq! (pra, i tha ta ndalojë recitimin, sh.p)

Ai (Profeti) nuk tha: “Thuaj: SadakAllah,” e as Ibn Mes’udi nuk e tha një gjë të tillë. Kjo është argument se nuk është ligjëruar për personin të thotë “SadakAllahul-‘Adhim” pas recitimit të Kur’anit.

Supozojmë se ndodh diçka që duam të pohojmë atë çfarë Allahu i Plotëfuqishëm dhe i Dërguari i Tij kanë thënë – në këtë rast mund të thuash “Allahu i Madhërishëm ka Folur të vërtetën,” ngaqë ti po e thua këtë që të pohosh se Fjala e Allahut është e vërtetë. Si për shembull, nëse shikon se një person harxhon aq shumë kohë pas fëmjëve të tij, saqë e neglizhon ibadetin e tij (ndaj Allahut), atëherë mund të thuash; “Allahu i Madhërishëm ka Folur të vërtetën”- ngaqë Ai i Plotëfuqishmi thotë:

Pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë, ndërsa Allahu – tek Ai është shpërblimi i madh (Xhenneti). [Surja et-Tagabun; ajeti 15]

Në raste të ngjashme si ky, atëherë nuk ka asgjë të keqe (të thuhet).

Fusnota:

[1]. Përkthimet e ajeteve kuranore janë marrë nga përkthimi shqip i Darussalam.

 

Burimi: Fatawa Islamiyah, Darussalam, vëllimi 8, faqe 31-32.
Përktheu: Emin Shkodrani