Gjykimi për namazin e personit që ka rrobën poshtë kyçeve të këmbës – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

Gjykimi për namazin e personit[1] që ka rrobën poshtë kyçeve të këmbës

-Shejkh Muhammed ibën Saalih el-‘Uthejmin

(Fatawa Islamiyah, Islamic Verdicts, Darussalam, vëllimi 2, fq 229)

[print-me target=”#content”]

bismillah

 

Pyetje: Nëse rroba ose pantollat janë të gjata, të lëshuara poshtë nyjeve të këmbës, a është namazi në to i saktë?

Përgjigje: Nëse pantollat varen poshtë nyjeve, kjo është haram, bazuar ne hadithin e Profetit –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem-, i cili thotë :

Çfarëdo nga Izari[2] që varet poshtë nyjeve të këmbës do të jëte ne Zjarr. (Buhariu, nr. 5787)

-dhe ajo çfarë Profeti –sal-lAllahu alejhi ue sel-lem- ka thënë për Izarin, është njëlloj edhe për veshjet e tjera. Bazuar në këtë, personi duhet t’i shkurtojë pantollat e tija apo çdo lloj veshje tjetër që është poshtë nyjeve të këmbës.

Nëse ai falet me një rrobë që varet poshtë kyçeve të këmbës, dijetarët janë në mosmarrveshje në korrektësinë e namazit të tij. Disa e konsiderojnë namazin e tij të saktë, sepse ai e ka kryer detyrimin, që është mbulimi i auretit, ndërsa të tjerët janë të mendimit se namazi i tij nuk është i saktë, sepse ai e ka mbuluar auretin e tij me një veshje të ndaluar dhe ata (d.m.th ata që kanë këtë mendim) kanë mendimin se një nga kushtet e mbulimit është që të jetë veshje e lejuar.

Kështu që përsoni që falet me një rrobë të gjatë është në rrezik, dhe duhet t’i frikësohet Allahut -Azze ue Xhel- dhe ta shkurtojë veshjen e tij që të jetë mbi kyçet e këmbëve të tija.

Fusnota:
[1]. Këtu bëhet fjalë për meshkujt e jo për gratë. (shënim i përkthyesit)
[2]. Izar, është rrobë mbëshjellëse që kanë përdorur arabët për të mbuluar pjesën e poshtme të trupit. (shënim i përkthyesit)

Burimi: http://www.esselefussalih.com/wp-content/uploads/2013/08/03-12-2012-100144-PM-e1377896419383.jpg
Përktheu: Emin shkodrani
.