Gjykimi në lidhje me atë që ecën disa hapa (gjatë namazit) për shkak të sutres – Shejkh ‘Abdul’Aziz ibn Baaz

Gjykimi në lidhje me atë që ecën disa hapa (gjatë namazit) për shkak të sutres

-Shejkh ‘Abdul’Aziz ibn ‘Abdullah ibn Baaz-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetje: Shikoj disa të rinj që kur imami jep selam nga namazi dhe këtij të riu i kanë ngelur disa rekate për të plotësuar, ai ecën përpara disa hapa në mënyrë që të pengojë kalimtarët që të mos kalojnë përpara të tjerëve që janë duke u falur. A është ky veprim i saktë? Dhe këto hapa që ai ka bërë a ia prishin namazin?

Përgjigje: (Ky veprim që ai ka bërë) nuk e dëmton atë inshaAllah, (ecja përpara) pak hapa në mënyrë që njerëzit të kalojnë pas tij nuk e dëmtojnë atë inshaAllah nëse i ka mbetur atij namaz për të plotësuar.

Por të qëndruarit në vendin e tij (pa lëvizur) dhe falja e tij në vendin në të cilin ndodhet (kur imami ka dhënë selamin) –el-Hamdulil-lah- është më primare se ecja përpara.

Fetawa Nurun ‘ala ed-Derb
Burimi: http://www.binbaz.org.sa/mat/14420

Përktheu: Astrit Hoxha