Gjykimi i martesës së një gruaje me një hizbij i cili i është bashkuar partive të humbura bashkohore – Shejkh ‘Ubejd el-Xhabirij

Gjykimi i martesës së një gruaje me një hizbij i cili i është bashkuar partive të humbura bashkohore

-Shejkh ‘Ubejd ibn ‘Abdil-lah el-Xhabirij-

 [print-me target=”#content”]

 bismillah

Pyetja: All-llahu ju dhëntë mirësi: një pyetje e katërt nga Palestina, pyetësi thotë: Cili është gjykimi i martesës me një burrë i cili është pjestar në partitë e humbura të kohës?

Përgjigja: Të them ty o biri im nga Palestina: atë që ti e përshkruajte (e cilësove), ai është bidatçi, i humbur dhe fetarisht nuk është i pëlqyer.

Ka thënë i Dërguari i All-llahut –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- :

”Nëse ju paraqitet (për martesë) dikush të cilit ia pëlqeni fenë dhe moralin e tij, atëherë martojeni atë; e nëse nuk veproni kështu atëherë do të ketë fitneh në tokë dhe shthurje të madhe” Ose sikurse ka thënë i Dërguari i All-llahut –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-.

Hadithi me të gjitha rrugët e tij të transmetimit nuk zbret nga vlerësimi el-Hasen.

Ajo që është për qëllim se ky hadith është i vlefshëm për argumentim, pra: atëherë mos i martoni vajzat tuaja me këta hizbij, të humbur, bidatçij; sepse ata i devijojnë ato nga sunneti.

Por nëse gruaja është e martuar me këtë person (hizbij i cili i është bashkuar partive të humbura bashkohore) të cilin nuk e ka njohur, ose i është imponuar nga familja e saj për shkaqe të ndryshme si: interesi ekonomik apo personal; atëherë (kjo grua) të bëjë durim, të sakrifikojë duke shpresuar shpërblimin tek All-llahu, të kujdeset (përkushtohet) për punët e fëmijëve të saj, të sillet me atë me urtësi dhe të mos i bindet atij në atë që ai e detyron (prej devijimeve dhe bidateve) edhe nëse shkon çështja deri aty sa ai ta divorcojë atë.

 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=133317
Përktheu: Astrit Hoxha