Gjykimi i bashkimit të namazeve pa ndonjë arsye – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

Gjykimi i bashkimit të namazeve pa ndonjë arsye

-Shejkh Muhammed ibn Saalih el-‘Uthejmin-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetje: A lejohet të bashkosh namazet pa ndonjë arsye?

Përgjigje: Nuk lejohet të bashkosh namazet pa ndonjë arsye të pranueshme, bazuar ne Fjalën e Allahut:

4_103

Kur të jeni jashtë rrezikut, atëherë faleni namazin të plotë, sepse me të vërtetë namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar. [En-Nisa, 4:103]

Dhe Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- i përcaktoi kohët e namazit dhe caktoi një kohë për çdo namaz. Kështu që ta falësh një namaz para kohe ose ta vonosh atë nga koha e tij pa ndonjë arsye, është tejkalim i kufijve të Allahut –‘Azze ue Xhel-. Dhe Allahu –Te’ala- thotë:

2_229

Dhe ata që shkelin kufijtë e Allahut, pikërisht ata janë keqbërësit (dhaalimuun). [El-Bekare, 2:229]

dhe:

65_1

Dhe kushdo që kapërcen kufijtë e Allahut, i ka bërë dëm vetvetes. [Et-Talak’, 65:1]

Kështu që, kërkohet nga çdo person t’i fali namazet në kohën e tyre të saktë;

por nëse e shtyn nevoja dhe i bëhet e vështirë të fali çdo namaz në kohën e saktë, atëhërë nuk ka gjynah në këtë rast nëse ndonjëri bashkon namazin e Drekës (edh-Dhuhr) dhe Ikindinë (el-‘Asr), qoftë duke afruar namazin e ‘Asrit në kohën e Drekës, apo duke vonuar namazin e Drekës deri në kohën e ‘Asrit, cilado të jetë më e lehtë për të. Po ashtu ai mund të bashkojë namazet e Akshamit (el-Magrib) dhe Jacisë (el-‘Isha), qoftë duke afruar namazin e Jacisë në kohën e Akshamit, apo duke vonuar namazin e Akshamit në kohën e Jacisë, cilado të jetë më e lehtë për të, bazuar në thënien e Ibën ‘Abbasit –radijAllahu ‘anhu-:
Profeti -sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- bashkoi ne Medine namazet e Drekës dhe Ikindisë, dhe namazet e Akshamit dhe Jacisë, pa patur shkak të frikës dhe shiut. (En-Nesa’i, nr.603) Ai u pyet për këtë dhe tha: “Ai nuk donte t’i ngjallte vështirësi njerëzve të tij.”

– Do të thotë, të mos i ngjallte vështirësi duke braktisur bashkimin e namazeve; dhe ky është një tregim nga Ibn ‘Abbasi –radijAllahu ‘anhu-, që nuk lejohet të bashkosh namazet, përveç nëse duke mos vepruar kështu do të shkaktojë vështirësi dhe mundim.

Kjo është çfarë obligohet, sepse kur një person bashkon dy namaze pa asrye të lejueshme, namazi i tij i bashkuar në kohë tjetër nga ajo e caktuar nuk pranohet nga Allahu dhe nuk është i saktë. Kjo sepse ai ka kryer një vepër që nuk është nga Feja e Allahut and të Dërguarit të Tij –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-. Është transmetuar saktësisht nga Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- se ka thënë:

Kushdo që kryen një vepër që nuk është në përputhje me çështjen tonë (d.m.th Fenë tonë), do t’i refuzohet. (Muslimi, nr.1718)

 

Burimi: Fatawa Islamiyah (Islamic Verdicts) nga Darussalam, vëllimi 2, faqe 229-231.
http://www.esselefussalih.com/wp-content/uploads/2013/08/fatawa-islamiyah-fq-230-231-e1377387310339.jpg

Përktheu: Emin shkodrani
.