Gjykimi i agjërimit të gjashtë ditëve të Shewwalit – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

Gjykimi i agjërimit të gjashtë ditëve të Shew-walit

-Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetja: A ka (a përmendet) ndonjë preferencë për agjërimin e gjashtë ditëve nga Shew-wali? A agjërohen (këto gjashtë ditë) të shkëputura (nga njëra tjetra) apo njëpasnjë (së bashku , pa shkëputje)?

Përgjigja:

Po, ka preferncë për agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji Shew-wal, sikurse është transmetuar në hadithin e të Dërguarit të All-llahut -sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem-:

“من صام رمضان ثم أتبعه بست من شوال كان كصيام الدهر”

“ Ai që agjëron muajin e Ramazanit pastaj e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shew-wali është sikurse agjërimi i një viti të plotë”

Transmeton Muslimi në Kapitullin e agjërimit me komentimin e Newewiut 8/56, që dotë thotë: se është agjërim i një viti të plotë.

Duhet që njeriu të ketë kujdes se kjo mirësi nuk realizohet vetëm pasi të ketë përfunduar agjërimi i krejt Ramazanit. Për këtë nëse njeriu ka obligim për të shlyer (agjëruar kaza) agjërimin e ndonjë dite nga Ramazani atëherë ai fillimisht agjëron atë që ka kaza nga Ramazani pastaj agjëron gjashtë ditë nga Shew-wali.

E nëse ai agjëron gjashtë ditët nga Shew-wali dhe nuk i shlyen (nuk agjëron kazanë) ato ditë që ka obligim për t’i zevëndësuar nga Ramazani, atëherë ai nuk arrin (nuk e merr) këtë shpërblim (që i është premtuar në hadith), pavarsisht nëse themi për vlefshmërinë e agjërimit vullnetar para agjërimit kaza apo nuk themi (për vlefshmërinë e tij); dhe kjo sepse Pejgamberi -sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem- ka thënë:

“من صام رمضان ثم أتبعه…”

“ Ai që agjëron muajin e Ramazanit pastaj e pason atë….”

Dhe ai që ka për të agjëruar kaza nga Ramazani thuhet: ai ka agjëruar një pjesë të Ramazanit dhe nuk thuhet që ka agjëruar Ramazanin.

Lejohet që agjërimi i gjashtë ditëve të Shew-walit të jetë i ndarë (me ndërprerje, të shkëputura ditët që agjërohen nga njëra tjetra) dhe të jetë agjërimi i tyre njëpasnjë (pandërprerje), por agjërimi i tyre i njëpasnjëshëm (pandërprerje) është më i mirë, ngase në këtë veprim ka iniciativë për në khajr dhe mosrënie në shtyrje (vonesë) e cila mund të çojë në mos-agjërim (mos agjërimin e këtyre ditëve).

Burimi: Fetawa Ibn ‘Uthejmin- Kitabu ed-Da’wa 1/52-53.
http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=20612

Përktheu: Astrit Hoxha
Shkodër, E Hënë, 27 Ramazan 1434 – (5/8/2013)
.