Fetvaja pa dituri është më e rëndë se shirku – Shejkh Salih el-Feuzan

Fetvaja pa dituri është më e rëndë se shirku

-Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetje: Kjo pyetje është nga një sudanez me vendqëndrim në Rijad, ai thotë: cili është gjykimi i Fesë -në këndvështrimin tuaj Shejkh Salih- në lidhje me dhënien fetva njerëzve pa (patur) dituri?

Përgjigje: Kjo është e ndaluar (haram); kjo është prej të folurit për All-llahun me padituri.

Thotë All-llahu i Lartësuar:

7_33

Thuaj: “(Por në të vërtetë) gjërat që i ka ndaluar Zoti im janë El-Fahisha që kryhen hapur ose fshehur, gjynahet (e tjera të çdo lloji), shtypja pa të drejtë, vënia shok Allahut në adhurim, gjë për të cilën Ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë e asnjë provë, si dhe përfolja për Allahun për gjëra për të cilat ju nuk keni asnjë dijeni.” (Surja el-A’raf: 33)

Fetvaja pa dituri është më e rëndë se shirku, sepse ajo është përfolja e All-llahut pa dituri.

Për të dhënë fetva ka institucione që janë ngritur posaçërisht (për të dhënë fetva). Dhe për të dhënë fetva janë njerëz të njohur (të aftë për të).

Duhet që pyetësi të pyesë dijetarët.

Thotë Xhel-le ue ‘Ala:  

16_43pyetni-dijetaret

Pyetni dijetarët nëse nuk dini. (Surja en-Nahl: 43)

Është detyrë për pyetësin që të pyesë dijetarët.

Dhe (sikurse) është detyrë për atë që pyetet që të mos japë fetva vetëm se bazuar në dituri: e kjo dituri të jetë e bazuar në argument nga Kur’ani dhe Sunneti, sepse kjo është përgjegjësi (dhim-meh).

Burimi: http://www.youtube.com/user/salihalfawzan (minuti 42:15 – 43:15)
Përktheu: Astrit Hoxha