Edhkaret të cilat janë pas namazeve farz a thuhen pas namazeve nafile? – Shejkh ‘Abdul’Aziz ibn Baaz

Edhkaret të cilat janë pas namazeve farz a thuhen pas namazeve nafile?

-Shejkh ‘Abdul’Aziz ibn ‘Abdullah Ibn Baaz-

 [print-me target=”#content”]

 bismillah

 Pyetje: A mundemi që tesbihin dhe duanë që është pas farzit ta veprojmë (bëjmë) pas namazit që është sunnet, që do të thotë: pas përfundimit të namazit. Dhe cilat janë duaja dhe tesbihet e transmetuara nga Pejgamberi –sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem-?

 

Përgjigje: Tesbihet e transmetuara, që të gjitha janë pas namazit të sabahut, i thoshte ato me zë në namaz dhe ua mësonte ato sahabëve.

Ndërsa pas namazeve nafile nuk ka tjetër gjë përveçse Istigfarit, kur jep selam nga namazi nafile thotë: Estagfirull-llahe , Estagfirull-llahe, Estagfirull-llahe, All-llahumme Entes-Selamu e Minkes-Selamu tebarekte ja dhel-Xhelali uel-Ikram.

Ndërsa të gjitha dhikret e tjera kanë ardhur pas namazeve farze.

Kurse kjo – (Estagfirull-llahe , Estagfirull-llahe, Estagfirull-llahe, All-llahumme Entes-Selamu e Minkes-Selamu tebarekte ja dhel-Xhelali uel-Ikram.)-; thuhet pas namazit farz dhe nafile.

Thotë Theuban -Allahu qoftë I kënaqur me të kur Pejgamberi -sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem- mbaronte prej namazit të tij thoshte tre herë Estagfirull-llahe; dhe pastaj thoshte: (All-llahumme Entes-Selamu e Minkes-Selamu tebarekte ja dhel-Xhelali uel-Ikram). Transmeton Muslimi dhe të tjerët.

Nuk ka thënë: (në) namazet farze, çfarë provon dhe argumenton se ky (Istigfari dhe All-llahumme Entes-Selamu e Minkes-Selamu tebarekte ja dhel-Xhelali uel-Ikram) është pas çdo namazi, nafile dhe farz.

Ndërsa edhkaret: La Ilahe il-lAll-llahu uahdehu la sherike Lehu, Lehul-Mulku ue Lehul-Hamdu ue Huwe ala kul-li shej’in Kadiir, La Haule ue la Kuw-wete il-la bil-lah, La Ilahe il-lAll-llah, ue la na’budu il-la Ij-jah… deri në fund të edhkarëve. Këto edhkare padyshim që kanë ardhur pas farzeve, nuk na janë transmetuar ne nga Pejgamberi –sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem- vetëm se pas farzit dhe nuk na është transmetuar ne se ai –sal-lAll-llahu ‘alejhi ue sel-lem- i ka bërë ato (edhkaret) pas namazeve nafile.

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/node/11511
Përktheu: Astrit Hoxha