Cilësitë që duhet të ketë ai që bën davet – Shejkh Muhammed Bazmul

Cilësitë që duhet të ketë ai që bën davet1
-Shejkh Muhammed ibn ‘Umer Bazmul-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Zbukurimi i vetvetes kur thërret (për tek Allahu) me cilësi që janë përshkruar në Kur’an, në Hadithet Profetike dhe në Transmetimet e Selefëve.

Në vijim janë disa nga këta argumente:

Allahu Subhanahu ue Te’ala ka thënë:2

12_108

“Thuaj (O Muhammed): “Kjo është Udha ime; unë ju ftoj drejt Allahut (Njësimit të Tij) me dije të sigurt, unë dhe kushdo që më ndjek mua (duhet të ftojnë në Islam). Lavdi i qoftë Allahut dhe unë nuk jam prej mushrikëve (politeistë, paganë, idhujtarë ose çdo fe tjetër që mohon Njësinë e Allahut ose adhuron të tjerë përkrah e në vend të Allahut).”” [Surja Jusuf; 108]

Allahu Subhanahu ue Te’ala ka thënë:

16_125

“Ftoji (njerëzit o Muhammed) në Udhën e Zotit tënd me urtësi dhe me thirrje të ndershme dhe të bukur dhe bisedo me ta në mënyrën më të mirë. Nuk ka dyshim se Zoti yt e di më së miri se kush është larguar e ka humbur nga Rruga e Tij dhe Ai është më i Dituri për ata që janë udhëzuar.” [Surja En-Nahl; 125]

Allahu Subhanahu ue Te’ala ka thënë:

31_17

“(Lukmani i thotë birit të vet:) O biri im! Ekim-is-Salat (fale rregullisht namazin e përcaktuar), urdhëro (njerëzit për) El-Ma’ruf (Islamin, të drejtën) dhe ndaloji nga El-Munkeri (mosbesimi në Allahun, politeizmi i çdo lloji dhe çdo e keqe) si dhe bën durim për çfarëdo që të bie e të ndodh. Vërtet që këto janë disa nga detyrimet e rëndësishme (të urdhëruara nga Allahu).” [Surja Lukman; 17]

‘Aisheja, bashkëshortja e Pejgamberit sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, ka transmetuar se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem ka thënë: “O Aisheh, pa dyshim që Allahu është i butë dhe Ai e don butësinë dhe Ai jep si rezultat i butësisë (atë) çfarë Ai nuk e jep si shkak i ashpërsisë apo çdogjë tjetër si ajo.” [(hadith) Muttefukun ‘alejhi]

Sa’ijd ibn Ebi Burdeh tregon nga babai i vet që transmeton nga babai i tij (gjyshi i Sa’ijd Ebi Burdeh) se Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem i tha Mu’adhit dhe Ebu Muses kur i dërgoi për në Jemen: “Lehtësoni (gjërat për njerëzit) dhe mos i vështirësoni ato, përgëzoni (njerëzit) dhe mos i përzëni. Të jini bashkëpunues dhe mos u kundërshtoni (me njëri-tjetrin).” [Muttefekun ‘alejhi]

Nga këto argumente tekstuale, bëhet e qartë se cilësitë thelbësore që duhet të shfaqë çdo thirrës (da’ijah) janë:

1. Cilësia e parë: Dituria dhe kuptimi i asaj për në të cilën ai po thërret: për atë në të cilën urdhëron dhe për atë nga e cila ndalon.
2. Cilësia e dytë: Butësia; d.m.th. t’i përmbahet butësisë gjatë davetit të tij, kur të urdhërojë për të mirë dhe kur të ndalojnë nga e keqja. Allahu Azze ue Xhel ka thënë për të Dërguarin e Tij sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem:

3_159

“Dhe nga Mëshira e Allahut (ti Muhammed) u solle butë me ta. Po të ishe i rreptë e me zemër të ashpër, ata do të kishin hequr dorë prej teje, kështu që mos i vë re (gabimet e tyre), kërko Falje për ta (nga Allahu) dhe këshillohu me ta në të gjitha çështjet. Pastaj kur të kesh marrë vendim, besoja atë Allahut, sepse padyshim që Allahu i do ata që i mbështesin shpresat vetëm tek Ai.” [Surja Aali-‘Imran; 159]

3. Cilësia e tretë: Toleranca (mëshira, butësia, durimi) pas davetit që u ka bërë njerëze. Ai nuk duhet nxituar ose të nevrikoset, por ai duhet t’a shtyp zemërimin e tij.
4. Cilësia e katërt: Durimi; d.m.th. të jetë i duruar pas davetit që u ka bërë njerëzve. Pa dyshim se ata që thërrasin njerëzit për tek rruga e Allahut, janë të ekspozuar ndaj dëmtimit (mund të dëmtohen nga të tjerët) si shkak i davetit që bëjnë, kështu që kërkohet nga ata (thirrësit) të kenë durim.

Ibn Tejmijah (vd.728H) Allahu e mëshiroftë ka thënë: “Urdhërimi për në Sunnet dhe ndalimi nga Bidati është sikurse urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja dhe kjo është nga veprat më të mira. Është obligim që të kërkojë me këtë (me davetin që bën) Fytyrën e Allahut dhe të jetë (daveti i tij) në përputhje me atë që ka urdhëruar (Allahu).
Është transmetuar në Hadith se kushdo që urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, duhet të jetë:
• I ditur për atë çfarë po urdhëron dhe (çfarë po) ndalon.
• I butë në atë që urdhëron dhe nga ajo që ndalon.
• Tolerant (i mëshirshëm, i butë, durimtar) në atë që urdhëron dhe nga ajo që ndalon.
Pra, dituria e paraprin urdhërimin, butësia e shoqëron atë dhe toleranca (mëshira, butësia, durimi) e pason (urdhërimin). Nëse ky person (që u bën davet njerëzve) nuk është ditur, atëherë nuk i lejohet atij që të ndjekë diçka për të cilën nuk ka dituri.
Nëse (thirrësi) do të ishte i ditur por jo i butë, atëherë ai do të ishte si ai doktori që i mungon butësia dhe është i ashpër me të sëmurin, dhe ai (i sëmuri) nuk e pranon (këshillën) prej tij. Po ashtu (thirrësi i ashpër), është i ngjashëm me edukatorin i cili është i vrazhdë dhe si rrjedhojë (e vrazhdësisë së tij) fëmija nuk e pranon këshillën prej tij.

Allahu i tha Musës dhe Harunit:

20_44

“Dhe i flisni atij butë e shtruar, mbase mund të marrë qortim ose mund të frikësohet.” [Surja TaHa; 44]

Pastaj thirrësi kur urdhëron për të mirë dhe ndalon nga e keqja, patjetër që tradicionalisht dëmtohet (nga të tjerët), kështu që kërkohet nga ai që të durojë dhe të tolerojë (mëshirojë, të jetë i butë). Sikurse thotë Allahu Te’ala:

31_17

“(Lukmani i thotë birit të vet:) O biri im! Ekim-is-Salat (fale rregullisht namazin e përcaktuar), urdhëro (njerëzit për) El-Ma’ruf (Islamin, të drejtën) dhe ndaloji nga El-Munkeri (mosbesimi në Allahun, politeizmi i çdo lloji dhe çdo e keqe) si dhe bën durim për çfarëdo që të bie e të ndodh. Vërtet që këto janë disa nga detyrimet e rëndësishme (të urdhëruara nga Allahu).” [Surja Lukman; 17]

Në vende të ndryshme (në Kur’an), Allahu e ka urdhëruar Profetin e Tij që të bëjë durim gjatë dëmit që vinte nga idhujtarët (mushrikunët) dhe ai (Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është pa dyshim Imami (prijësi, shembulli) i atyre që urdhërojnë për të mirë dhe ndalojnë nga e keqja.”3

Po ashtu, Ibn Tejmijah rahimehullah ka thënë: “Butësia është rruga e urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, dhe kjo është arsyeja pse thuhet: “Urdhërimi yt për të mirë, le të jetë i mirë, dhe ndalimi yt nga e keqja, mos të jetë i keq.”4

Fusnota:
1. Shkëputur nga libri “The Salafi Methodology: Its Definition, Distinct Characteristics and Call Towards Rectification” (Menhexhi selefij: Përkufizimi i tij, Karakteristikat Veçuese dhe Thirrja drejt Përmirësimit), faqe 117-121. Titulli i origjinalit: “El-Menxheh es-Selefij Te’arifuhu ue Simetuhu ue De’auetuhu el-Islahijjeh”. Ky libër është përkthyer në anglisht nga vëllezërit Hasan Somali dhe Kasim Mutiva me lejen e vetë shejkh Muhammed Bazmulit, ku edhe e ka firmosur. [Shënim i përkthyesit]
2. Përkthimi i Kur’anit është marrë nga Përkthimet e Kuptimeve të Kur’anit nga Darussalam. [Shënim i përkthyesit].
3. Shiko Minhaxh es-Sunnah en-Nebeuij-jah (5/254-255) i Ibn Tejmijes.
4. Shiko el-Istikamah (2/210-211). Gjithashtu krahasoje këtë fragment me atë çfarë gjindet në Mexhmu el-Fetaua (28/126).

Përktheu nga anglishtja: Emin shkodrani
Kanada, Montreal, 15 Shaban 1434 (24 Qershor 2013)
Kontrolloi nga origjinali: Astrit Hoxha
Burimi në arabisht: https://uqu.edu.sa/files2/tiny_mce/plugins/filemanager/files/4052784/almnhajalslafy.pdf (fq. 88-91)
.