Çfarë është selefizmi? A është ai një grupacion? – Shejkh Salih el-Feuzan

Çfarë është selefizmi? A është ai një grupacion?

-Shejkh Salih ibn Feuzan el-Feuzan-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Një pyetës thotë: Çfarë është selefizmi (Es-selefijeh)? A është ai grupacion (parti)? Cili është gjykimi në përkatësinë tek ai?

Përgjigja:  Selefizmi (Es-selefijeh) është baza (origjina), ai është është medh’hebi i të Parëve të Mirë (es-selefus-salih) nga Muhaxhirunët (besimtarët që u shpërngulën nga Meka në Medinë) dhe Ansarët (besimtarët e Medinës që i strehuan dhe i ndihmuan ata) si dhe ata që i ndoqën besnikërisht ata (në Besim).

Ai (selefizmi) është baza dhe kush e kundërshton atë (selefizmin) dhe del prej tij atëherë ai është Dal-l (i humbur, i devijuar).

Ka thënë i Dërguari i All-llahut -sal-lAll-lahu alejhi ue sel-lem-:

“وستفترق هذه الأمة على ثلاث وسبعين فرقة كلها في النار إلا واحدة”

“Do të ndahet ky Um-met në 73 grupe; të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërit (që do të jetë e shpëtuar)”

Ata i thanë: Cili është ky grup?

Ai tha:

“من كان على مثل ما أنا عليه اليوم وأصحابي”

“Ata të cilët janë në atë (rrugë) që jam unë sot dhe shokët e mi”

Ky është selefizmi: në atë rrugë (menhexh- metodologji) që ka qenë i Dërguari –sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem-, shokët e tij dhe imamët (prijësat e mëdhenjë) që kanë ardhur pas tyre.

Ky është selefizmi; ai është baza.

Ai (selefizmi) nuk është sikurse thonë: se ai është grupacion prej grupacioneve.

Jo, (nuk është ashtu sikurse thonë) selefizmi është baza; ndërsa grupacionet janë të shkëputura prej tij.

 Shikoni Videon

Burimi:  http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14515

Përktheu: Astrit Hoxha
Shkodër: 27 Xhumada el-Aakhira 1434  (8/5/2013)

.