Ai që i bën davet të tjerëve duhet të jetë i butë dhe i buzëqeshur – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

Ai që i bën davet të tjerëve duhet të jetë i butë dhe i buzëqeshur

-Shejkh Muhammed ibn Saalih el-‘Uthejmin-

 [print-me target=”#content”]

 bismillah

Pyetje: Disa njerëz të cilët ne i konsiderojmë si muslimanë tepër fetarë, sillen ashpër me të tjerët dhe duket sikur disa prej tyre (njerëzve që sillen ashpër) vazhdimisht janë të vrenjtur. Me çfarë i këshilloni ju ata? Si duhet të sillet muslimani me vëllanë e tij që është i mangët (i dobët) në kapjen pas fesë së tij?

Përgjigje: Ajo çfarë mbështetet në Sunnetin e pastër , Sunnetin e Profetit –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem, është se; është obligim që të thërrasësh të tjerët për tek Allahu i Plotëfuqishëm me urtësi, butësi dhe me qetësi. Allahu i Plotëfuqishëm i tha Profetit të Tij –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem-:

16_125

Ftoji (njerëzit o Muhammed) në Udhën e Zotit tënd me urtësi dhe me thirrje të ndershme dhe të bukur dhe bisedo me ta në mënyrën më të mirë. [Surja en-Nahl, ajeti 125][1]

Ai (Allahu) po ashtu ka thënë:

3_159

Dhe nga Mëshira e Allahut (ti Muhammed) u solle butë me ta. Po të ishe i rreptë e me zemër të ashpër, ata do të kishin hequr dorë prej teje, kështu që mos i vë re (gabimet e tyre), kërko Falje (nga Allahu) për ta, … [Surja Aali ‘Imran, ajeti 159]

Kur Allahu i Plotëfuqishëm e dërgoi Musain –‘alejhis-selam- dhe Harunin –‘alejhis-selam- tek Faraoni, Ai (Allahu) i tha atyre:

20_44

Dhe i flisni atij (Faraonit) butë e shtruar, mbase mund të marrë qortim ose mund të frikësohet. [Surja TaHa, ajeti 44]

Profeti sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem na ka njoftuar:

“Me të vërtetë, Allahu jep si rezultat i butësisë atë çfarë Ai nuk e jep si pasojë e ashpërsisë.” [Muslimi, nr. 2593]

Kur ai dërgonte njerëz në ekspedita, Profeti -sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- i thoshte:

Lehtësojini gjërat dhe mos i vështirësoni, përgëzoni dhe mos përzëni njërëzit; sepse vërtet ju jeni dërguar si njerëz që i lehtësojnë gjërat, dhe jo si njerëz që i vështirësojnë çështjet.” [el-Bukhari nr. 69 dhe Muslimi nr.1732]

Taman kështu duhet të jetë davetçiu -i butë, i buzëqeshur, i përmbajtur- nëse don që të ndikojë tek njerëzit.

Përveç kësaj, daveti i tij duhet të jetë për Allahun e Plotëfuqishëm, dhe jo për veten e tij.

Kur të thërrasi (njerëzit) për tek Allahu i Plotëfuqishëm (për tek Feja e Allahut), atëherë Allahu i Plotëfuqishëm ia lehtëson çështjet dhe i udhëzon njerëzit përmes tij sipas Vullnetit të Tij.

Ama nëse ai po thërret (njerëzit) drejt vetvetes, është sikur ai po kërkon të duket ose sikur dëshiron ta mposhtë kundërshtarin e vet. Në këtë rast daveti i tij do të jetë i mangët dhe pa bereqet.

Kështu që personi duhet t’i thërrasë njerëzit me mëshirë ndaj tyre dhe që ta lartësojë dhe ndihmojë Fenë e Allahut.

 

Fusnotë:

[1]. Përkthimi i ajeteve kuranore është marrë nga përkthimi shqip i Darussalam.

 

Burimi: Fatawa Islamiyah, Darussalam, vëllimi 8, faqe 57-58.
Përktheu: Emin Shkodrani