Ai ka dy shpërblime – Shejkh ‘Abdul-‘Aziz ibn Baaz

Ai ka dy shpërblime

Shejkh ‘Abdul-‘Azijz ibn ‘Abdil-laah ibn Baaz-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetje:  Një nga të afërmit e mi ka dëshirë të lexojë Kur’anin, por ai nuk është mirë me gramatikën e gjuhës arabe dhe (nuk i di mirë) rregullat e recitimit. Çfarë duhet të bëjë?

Përgjigje: Ai duhet të përpiqet që të lexoj saktësisht, të kuptojë atë çfarë është duke lexuar, dhe të mos jetë i nxituar. Ai duhet që të mësojë të recitojë nga dikush që din (recitimin e Kur’anit) më mirë se ai. Duke u përpjekur shumë, ai fiton një shpërblim të madh, ngaqë Profeti –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- ka thënë:

“Më i miri nga ju është ai që e mëson Kur’anin dhe ia mëson të tjerëve.” [el-Bukhari, nr. 5027]

Po ashtu, ai –sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem- ka thënë:

“Personi që është i aftë në Kur’an (e ka mësuar atë të tërin përmendësh, nuk ndërpritet në recitimin e tij dhe nuk e ka të vështirë leximin e tij për shkak të memorizimit dhe preçizionit të tij ) do të jetë me të Dërguarit, të ndershmit, të drejtët (në Akhiret). Ndërsa personi që e lexon Kur’anin dhe është i pasigurtë (i merret goja nga vështirësia) në leximin (recitimin) e tij (Kur’anit, për shkak të memorizimit të tij të dobët), ai ka dy shpërblime (një shpërblim për leximin dhe një shpërblim për pasigurinë dhe vështirësinë në leximin e tij). [el-Bukhari, nr. 4937 dhe Muslimi, nr.798][1]

Fusnotë:

[1]. Trajta e hadithit është nga Muslimi me sqarimet në kllapa të Imam Neveviut Sherhu Sahihi Muslim vëll. 3, pjesa 6, fq. 411. (përktheu shpjegimet: Astrit Hoxha)

Burimi: Fatawa Islamiyah, Darussalam, vëllimi 7, fq. 75
http://www.fatwaislam.com/fis/index.cfm?scn=fd&ID=1349
Përktheu: Emin Shkodrani