A shpërblehet ai që e reciton Kur’anin pa e kuptuar domethënien e tij? – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

A shpërblehet ai që e reciton Kur’anin pa e kuptuar domethënien e tij?

-Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetje: A shpërblehet ai që e reciton Kur’anin pa e kuptuar domethënien e tij?

 

Përgjigje: Kur’ani Fisnik është i bekuar, siç thotë All-llahu i Plotëfuqishëm:

38_29

(Ky është) një Libër (Kur’an) gjithë bekime e mirësi, të cilin Ne ta kemi zbritur ty me qëllim që ata të mendojnë e të thellohen në Vargjet e tij dhe që njerëzit e brumosur me mendje të shëndoshë të mund të përkujtojnë. (Surja ‘Saad, ajeti 29)[1]

Personi shpërblehet për recitimin e tij, qoftë nëse e kupton atë çfarë po lexon apo (qoftë nëse) nuk e kupton.

Por besimtari nuk duhet që të lexoje Kur’anin – me të cilin është ngarkuar (obliguar) që të punojë duke u bazuar në të -, pa e kuptuar domethënien e tij.

P.sh. personi nëse dëshiron që të mësojë mjekësinë dhe i studion librat e mjekësisë, ai nuk mund të përfitojë prej tyre pa mësuardomëthënien e këtyre librave dhe pa iu shpjeguar atij. Bile ai është totalisht i kujdesur dhe i përkushtuar që t’i kuptojë këto libra (librat e mjekësisë) në mënyrë që t’i praktikojë ato.

Atëherë çfarë mendon ti për Librin e Allahut të Lartësuar, i cili është shërim për zemrat dhe predikim për njerëzit?! Ta lexojë atë njeriu pa meditim dhe pa kuptuar domethënien e tij?!

Kjo është arsyeja përse Sahabët, -Allahu qoftë i kënaqur me ta- mësonin 10 ajete dhe nuk kalonin tek mësimi i ajeteve të tjera pa mësuar këto 10 ajete dhe çfarë përmbanin këto ajete prej diturisë dhe duke e zbatuar këtë dituri në vepra. Pra, ata (Sahabët), mësuan të gjitha: Kur’anin, diturinë dhe veprën (pra e zbatuan atë që mësuan nga Kur’ani).

Pra, personi shpërblehet për recitimin e Kur’anit, pa marrë parasysh nëse e kupton atë apo jo, por në të njëjtën kohë duhet që të përpiqet dhe të përkushtohet totalisht që të mësojë domethënien e tij, të mësojë domethënien e tij nga dijetarë të besueshëm në diturinë dhe besnikërinë e tyre.

Nëse personi nuk ka mundësi të gjejë ndonjë dijetarë që t’ia mësojë atij domethënien e Kur’anit, atëherë ai duhet t’i referohet librave të besueshëm të tefsirit (shpjegimit të Kur’anit), si psh, Tefsiri i Ibn Xheririt (et-Tabari) dheTefsiri i Ibn Kethirit dhe librave të tjerë të tefsirit, të cilat i japin rëndësi (kanë prirje dhe kujdesen) tefsirit të transmetuar nga Sahabët dhe Tabi’inët –Allahu qoftë i kënaqur me ta-.

Fusnotë:

[1]. Përkthimi i ajetit kuranor është marrë nga përkthimi i Darussalam.

 

Fetawa Nurun ‘ala ed-Derb, kaseta: 85.
Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_6439.shtml

Përktheu: Astrit Hoxha