A lejohet agjërimi i gjashtë ditëshit nga Shewwali me ndërprerje? – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

A lejohet agjërimi i gjashtë ditëshit nga Shew-wali me ndërprerje?

-Shejkh Muhammed ibn Saalih el-‘Uthejmin-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetja: A lejohet agjërimi i gjashtë ditëshit nga Shew-wali me ndërprerje (të ndara nga njëra tjetra)? Cili është më i preferuar: agjërimi i gjashtë ditëshit të Shew-walit njëpasnjë apo agjërimi i tyre me ndërprerje?

Përgjigja:
Më i preferuar është që agjërimi i gjashtë ditëshit nga Shew-wali të jetë i njëpanjëshëm (pa ndërprerje), dhe të jenë menjëherë pas ditës së Bajramit, ngase në këtë veprim ka iniciativë për tek vepra e mirë.

Dhe nuk ka problem që ta vonojë fillimin e agjërimit të këtyre gjashtë ditëve pas ditës së dytë së Shew-walit; dhe nuk ka problem që personi ti agjërojë këto ditë të ndara (me ndërprerje, jo njëpasnjë) deri në fund të muajit, duke u bazuar në përgjithshmërinë e fjalës së tij (Pejgamberit) -sal-lAll-llahu ‘alejhi we sel-lem-:

“من صام رمضان ثم أتبعه بست من شوال كان كصيام الدهر”

“Ai që agjëron muajin e Ramazanit pastaj e pason atë me agjërimin e gjashtë ditëve nga muaji i Shew-walit është sikurse agjërimi i një viti të plotë”

Dhe Pejgamberit -sal-lAll-llahu ‘alejhi we sel-lem- nuk ka kushtëzuar që këto (gjashtë ditë) të jenë të njëpasnjëshme (pa ndërprerje) dhe (nuk ka kushtëzuar) që ato të jenë menjëherë pas Ramazanit.

Burimi: Nga Fetawa Nurun ala ed-Derb, kaseta 239
http://www.ajurry.com/vb/showthread.php?t=20612

Përktheu: Astrit Hoxha
Shkodër, E Hënë, 27 Ramazan 1434 – (5/8/2013)
.