A kushtëzohet ndonjë tezkije për disa vëllezër selefij që japin mësime, të cilët nuk e kanë marrë diturinë direkt nga dijetarët, por e kanë marrë diturinë nga kasetat dhe librat? – Shejkh Zejd el-Medkhalij

A kushtëzohet ndonjë tezkije për disa vëllezër selefij që japin mësime?

-Shejkh Zejd ibën Hadi el-Medkhalij-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetja: Një pyetës thotë: Ne jetojmë në vendet e kufrit, janë disa vëllezër që japin mësime, nuk e kanë marrë diturinë direkt nga dijetarët, por e kanë marrë diturinë nga kasetat dhe librat. A kushtëzohet ndonjë tezkije për këta që të vlerësohet dituria e tyre apo nuk kanë nevojë për këtë (tezkijen)? Dhe ata janë selefij dhe Falenderimi i takon All-llahut.

 

Përgjigja: Në të vërtetë atij që i mbërrin dituria me çdo mënyrë prej mënyrave dhe ai e zotëron atë (diturinë) atëherë prej tij merret dituria dhe merret mësim prej tij. Këto mjete (mënyra, metoda) janë mëshirë në këtë kohë për njerëz që nuk kanë mundësi që të arrijnë tek dijetarët, p.sh. sikurse ai që është në vendet e largëta të kufrit.

Atëherë (këta) nëse kanë lexuar librat e dijetarëve, kanë dëgjuar kasetat e tyre dhe çfarë publikohet prej tyre (dijetarëve), kanë përfituar prej tyre (librave, kasetave dhe publikimeve të dijetarëve) dhe atë që nuk e kanë të qartë kontaktojnë me dijetarët për të sqaruar atë që nuk e kanë të qartë.

Prej këtyre merret dituria, përderisa ata kanë zotëruar dhe kuptuar mirë atë dituri që ka mbërritur tek ata, qoftë kjo dituri ka mbërritur tek ata me anë të kasetave apo me anë të literaturës së shkruar.

Dhe nuk ka problem (gjynah, vërejtje) për ata (që e kanë marrë diturinë në këtë mënyrë dhe i mësojnë të tjerët).

Shikoni Videon

Burimi: http://www.youtube.com/watch?v=0gxGgj4ib7I

Përktheu: Astrit Hoxha
Shkodër 14/11/1434 – 19/9/2013