A i lejohet personit që të mos agjërojë për shkak të punës së rëndë? – Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin

 A i lejohet personit që të mos agjërojë për shkak të punës së rëndë?

-Shejkh Muhammed ibn Salih el-‘Uthejmin-

 [print-me target=”#content”]

bismillah

Pyetja:
Cili është mendimi i shkëlqesisë tuaj për atë (person) që ka punë të rëndë dhe agjërimi është i vështirë për të. A i lejohet atij që të mos agjërojë? 

Përgjigja:
Atë që unë mendoj në këtë mes’ele është: se mosagjërimi i tij për shkak të punës është haram (i ndaluar) dhe nuk lejohet (që të mosagjërojë për shkak të punës së rëndë). Nëse nuk ka mundësi që të bashkojnë midis punës dhe agjërimit; atëherë le të marrë leje nga puna në muajin e Ramazanit derisa t’i bëhet atij e kollajtë (e lehtë) që të agjërojë në Ramazan; sepse agjërimi është shtyllë prej shtyllave të Fesë Islame dhe nuk lejohet që të neglizhojë në të.

 

Burimi: Mexhmu’ Fetawa we Resail –  19/92  –  Botimi 1/ 1423H-2003  – Shtëpia botuese: Daru eth-Thurejja
Përktheu: Astrit Hoxha
.