A është çdo hizbij bidatçi? – Shejkh Rabi’ el-Medkhalij

A është çdo hizbij bidatçi?

-Shejkh Rabi’ ibn Haadi el-Medkhalij-

[print-me target=”#content”]

bismillah

Është pyetur shejkh Rabi’ ibn Hadi:

Kemi dëgjuar nga më tepër se një dijetar se jo çdo hizbij është bidatçi, cili është dallimi midis hizbiut dhe bidatçiut?

 

Përgjigja:

Pasha All-llahun ne i mendojmë (konsiderojmë) hizbitë bidatçi, mund të  ketë tek hizbitë persona që janë më të këqij se bidatçitë – dhe All-llahut i kërkojmë mbrojtje – sepse ky hizbij është i përlyer në luftën kundër Ehli Sun-netit dhe Xhematit, ai është i përlyer në përkrahjen e pjestarëve të bidatit dhe të pavërtetës; sepse partitë (grupacionet) sikurse e shikoni tani (hizbitë) tubojnë (mbledhin, bëjnë bashkë) përzierje nga njerëz të ndryshëm dhe njerëz të ndarë në grupe prej pjestarëve të bidatit dhe dalaletit (humbjes).

Unë nuk njoh ndonjë parti (grupacion) të pastër nga bidati dhe dalali (humbja). Si mundet që të përzihet me bidatçitë, ti përkrah ata, ti ndihmojë ata, të propagandojë menhexhin e tyre ai i cili e lufton menhexhin e vërtetë të All-llahut??!! Si mund të jetë ky sun-nij, selefij??!!

Gjërat kanë nevojë për meditim, particioni është shumë i rrezikshëm. Ai është prej parimeve dhe menhexheve – në këndvështrimin tim- më të urryera tek All-llahu i Lartësuar.

Këto të cilët thonë: ne jemi selefij, por ne ose jemi ikhwan ose jemi teblig; këto wAll-llahi meritojnë ndëshkim dhe poshtërim më tepër se të tjerët dhe nuk e mendoj se ata janë të sinqertë në pretendimin e tyre se ata janë selefij.

WAll-llahi nëse do të ishte i sinqertë (në pretendimin e tij se është selefij)  nuk do ishte përziher me pjestarët e bidatit, nuk do të shoqërohej me ata, nuk do i ndihmonte ata, nuk do i përkrahte dhe nuk do i shpallte armiqësinë për Ehli Sun-netin. Kjo tregon se ky pretendim nuk është i sinqertë.

Nëse do të ishte i kënaqur me menhexhin selefij; e ka njohur ( e di, e ka mësuar) vërtetësinë e tij dhe se ky menhexh është Feja e vërtetë atëherë përse ai i braktis pjesëtarët e këtij menhexhi, i lufton ata, distancohet prej tyre dhe shkon me kundërshtarët e tyre (selefive) prej pjestarëve të batilit (të pavërtetës), prej thirrësave të batilit dhe prej përkrahësëve të tij (batilit)?

Sipas mendimit tim çdo hizbij është bidatçij dëshirojnë ata (hizbitë) apo refuzojnë, sepse ata kanë prej cilësive dhe veprave që i bëjnë shumë prej tyre më të këqij se pjesëtarët e bidatit….

Burimi: Mexhmu’ kutub we resail we fetawi el-al-lame el-muxhahid Rebi’ el-Mudkhalij: 14/161-162.
Përshtati: Astrit Hoxha
Shkodër- E Xhuma 1- 6- 1434h (12- 4- 2013)

.